Esharijt dhe Maturidijt, mbrojtesit e Ehli Sunetit we’l Xhematit – Mufti Adam el-Kewtheri

Video:
http://www.youtube.com/watch?v=Ak7JljMhLI4

Esharijt dhe Maturidijt, mbrojtesit e Ehli Sunetit we’l Xhematit – Mufti Adam el-Kewtheri

Të dy, edhe Imam Eshariu (pasardhës i sahabiut Ebu Musa El-Eshari) dhe Imam Maturidiu (pasardhës i sahabiut Ebu Ejub el-Ensari) ishin prej (gjeneratës së) selefit (tre shekujt e parë pas kohës së Pejgamberit). Ata vetëm kanë mbrojtur dhe mbështetur besimet e transmetuara të Kur’anit dhe Sunetit, siç janë pranuar nga rryma kryesorë e Islamit Sunit në secilën gjeneratë para tyre, prej ekstremeve të literalizmit (fjalëpërfjalëshmërinë) të tepruar dhe racionalizmit të tepruar. Mësimet dhe metodologjia e tyre ishte pranuar si standard i drejtimit kryesor të Islamit Sunit nga konsensusi i qartë i shumicës së dijetarëve në kohën e tyre dhe në çdo gjeneratë tjetër. Me fjalë të tjera, për të qenë Sunni ju duhet të ndiqni pse Imam Maturidiun ose Imam Eshariun, ose përndryshe nuk i takoni Sunizmit dhe jeni novator. Imam Maturidiu studioi nën nxënësit e Imam Ebu Hanifes dhe Imam Eshariu studioi nën nxënësit e Imam Shafiut. Maturidiu refuzoi besimet e devijuara heretike në Azinë Qendrore dhe shkroi libra kundër tyre, në mbrojtje të Ehli Sunetit, ndërsa Eshariu bëri të njëjtën në Irak. Prej atëherë e deri në ditët e sotme shumica e muslimanëve ndjekin këto dy shkolla.

Pejgamberi (a.s.) ka thënë, “Esh`arinjtë në mesin e njerëzve janë si grup i çmuar që përmban erë misku.” [Ibn Sa`d, Tabakat].
“Njerëzit më të mirë janë njerëzit e Jemenit. Besimi ësht Jemeni.”
(Ahmedi & Taberaniu, me transmetues të besueshëm sipas Hejthemiut)

Maturidinjtë janë të përmendur në transmetimin e Pejgamberit (a.s.) nga Bishr el-Heth`emi ose el-Genewi me zinxhirë të sigurtë (sahih) sipas Hakimit, Dhehebiut, Sujutiut, dhe Hejthemiut: “Vërtetë do ta çlironi Stambollin (Konstantinopolin), vërtetë sundues i mrekullueshëm do të jetë sunduesi i tij (Mehmet Sulltan Fatihi), dhe ushtri e lavdëruar është ajo ushtri!”

Edhe udhëheqësi edhe ushtria e tij ishin hanefij-maturidij klasik dhe është i mirënjohur fakti që Mehmet Fatihu i ka dashur dhe respektuar sufijtë, ka praktikuar tevesulin, dhe ka ndjekur një shejh (dijetar). Për më tepër, armiqësia kundër Esh’arinjve, Maturidinjve, dhe sufijve është nifâk (hipokrizi) dhe është armiqësi Umetit islam pasi që shumica e Ulemave të Islamit janë të përshkruar kësisoj. (Dr. G. F. Hadad).

Dhe, çka në lidhje me profecinë e shokut tonë, ztr. Nexhdistit? Një person nga nexhdi erdhi tek i dashuri ynë, Pejgamberi (a.s.) dhe tha, “Njerëzit më të mirë janë nga nexhdi.” Pejgamberi (a.s.) i tha, “Ti gënjen! (Përkundrazi) njerëzit më të mirë janë nga Jemeni.” {Ebu Je’la & Bezari. Klasifikuar “Sahih” nga Hejthemiu në veprën Zewa’id, vëll. 10}