Debati me Ebu Hanifen r.h. rreth leximit të fatihasë pas imamit

Imam Ebu Hanifja r.h. përkrahte mendimin se gjatë faljes së namazit me xhemat, namazliu nuk bën ta këndojë fatihanë në vete, por këtë gjë e kryen imami, pra është përgjegjësi e tij. Këtë mendim ai e mbështeste në shumë hadithe sahihe (të vërteta) dhe në praktikën e shumë sahabëve të njohur si Abdullah ibn Mes’udi, Abdullah ibn Umeri, Zejd ibn Thabiti, Xhabir ibn Abdullahu, etj., Allahu xh.sh. qoftë i kënaqur me të gjithë ata.

Dijetarë të tjerë përkrahnin mendimin tjetër, se namazliu duhet ta këndojë fatihanë edhe nëse falet pas imamit, pra me xhemat.

Një grup dijetarësh që përkrahnin mendimin e dytë, erdhën tek Imami A’dhami që të debatonin me të rreth kësaj çështjeje… Imam Ebu Hanifja r.h. u tha:

“A do të flisni të gjithë ju përnjëherësh me mua, apo do ta zgjedhni njërin nga ju si zëdhënës tuajin që të flasë me mua edhe për ju?” Ata iu përgjigjën:

“Ne do ta zgjedhim njërin nga ne që të flasë për të gjithë ne.” Ebu Hanifja qeshi the u tha:

“Mu kjo është pika, si dhe përgjigjja për ju.”

Pra, të dashur lexues, debati u mbyll madje para edhe se të fillonte, me kuptimin se imami është zëdhënësi i të gjithë xhematit dhe lexon edhe për të gjithë ata.

Shqipëroi: Daim Abazi