Ibn Haxher el-Askalani rreth Ibni Tejmijes

Ibn Haxheri rreth Ibni TejmijesPërkthyer nga Biografia e Ibn Tejmijes nga Ibn Haxher el-‘Askalani, në El-durer el-kamina fi A’jan el-mi’at eth-thamina; Hyderabad: Da’iret el-me’arif el-`uthmanije, 1384 H, vëll. 1, fq. 144-160

Ibn Haxher el-Askalani rreth Ibni Tejmijes, citon:

 

“Një kërkim rreth qëndrimit të tij është bërë me disa dijetar (fukaha) [në Kajro] dhe një deklaratë e shkruar kundër tij në të cilën thuhet të ketë thënë: “Unë jam Esh’arij,” e pastaj shkrimi i tij është gjetur ku ai shkruan fjalë për fjalë: “Unë besoj që Kur’ani është një kuptim që ekziston në Esencën e Allahut (ma’nan ka’imun bi dhat Allah), dhe është një Cilësi prej Cilësive të përhershme të Esencës së Tij (we huwe Sifetun min sifaati dhaatihi’l-kadimeh), dhe që është i pakrijuar (we huwe gajru mahluk), dhe që nuk konsiston as në shkronja as në zë (we lejse bi Harfin we la sawt), dhe që thënia e Tij: “I Gjithëmëshirshmi qëndron mbi Arsh” nuk merret sipas kuptimit të jashtëm (lejse ‘ala dhahirihi), dhe që unë nuk e di çka është kuptimi thelbësor i saj [ajetit, istiwa-së], jo, vetëm Allahu e di atë, dhe rreth “zbritjes” së Tij flitet në të njëjtën mënyrë si për “Istiwa”-në e tij (we el-Kawlu fi el-nuzuli ke’l-kawli fi el-istiwa’).”

Është shkruar nga Ahmed ibn Tejmije dhe ata dëshmuan për të që ai ishte penduar me vetëdëshirë prej të gjitha atyre që kundërshtojnë ato (deklarimet) sipër. Kjo ndodhi me 25-tin e Rebi`-ul-Ewwel të vitit 707 dhe kjo u dëshmua nga një numër i madh dijetarësh dhe tjerësh. [fq. 148.]

(Nexhm ud-Din Sulejman ibn ‘Abd el-Kawi) Et-Tufi (el-Hanbeli) ka thënë: “Ai sillte në një orë të vetme nga Libri dhe Sunneti dhe gjuha dhe kelami (një sasi materiali) të cilat askush nuk mund t’i sillte në shumë mbledhime, sikur këto shkenca të ishin para syve të tij dhe ai merrte dhe përzgjidhte (nga to) sipas dëshirës. Erdhi një kohë që shoqëruesit e tij  filluan ta lavdërojnë me tepër se ç’duhet  dhe kjo bëri që ai të jetë i kënaqur me veten derisa u bë krenar para njerëzve, dhe u bind u bind nga vetja e tij se është elaborues i aftësuar për nxjerrje të normave juridike islame (istesh`are ennehu muxhtehidun). Pas kësaj ai filloj t’i përgjigjej çdo dijetari të madh e të vogël, të moçëm e bashkëkohës, derisa në këtë mënyrë arriti në fund deri tek ‘Umeri (r.a.) dhe e fajësoi atë për një çështje. Kjo arriti në vesh të Shejh Ibrahim er-Rekijj i cili e qortoi atë. Ibn Tejmije shkoi ta takoi atë, u pendua, dhe kërkoj falje.

“Ai poashtu foli kundër Aliut (r.a.) dhe tha: Ai gaboi në shtatëmbëdhjetë çështje të ndryshme…”

“Për shkak të fanatizmit të tij për medhhebin hanbelij ai sulmonte Esh’arinjtë derisa filloi të fyej el-Gazaliun, me ç’rast disa njerëz e kundërshtuan dhe gati sa nuk e mbytën…

“Ata kanë diktuar tek ai ca fjalë modifikuese në çështje të besimit (Debetu `alejhi kelimatin fi el-`aka’id mughira) që dolën nga goja e tij gjatë ligjerimeve dhe vendimeve juridike të tij – fetva, dhe ata kanë përmendur që ai ka cituar hadithin e nuzulit (“zbritjes”) së Allahut (në qiellin më të afërt), dhe pastaj ka zbritur dy shkallë nga minberi dhe ka thënë: “Sikurse kjo zbritje e imja” dhe i është ngjitur antropomorfizmi. (we nusibe ila et-texhsim).

“Ata poashtu kanë përmendur kundërshtimin e tij për këdo që përdor Pejgamberin (s.a.v.s) si Wasileh (mjet apo ndërmjetës përmes të cilit i lutesh All-llahut xh.sh.)  (men tewessele bi el-nebi selallahu ‘alejhi we selem) ose kërkon ndihmën e tij (ew istaghatha)…

“Njerëzit janë ndarë atje (në Sham) në grupe nga shkaku i tij. Disa e kanë konsideruar antropomorfist [muxhessim] për shkak të asaj që ai ka përmendur në ‘el- ‘aqkida el-Hamevijje’ dhe ‘el-‘akide el-wasitijje’ dhe libra tjera të tij – si psh. kur flet se dora e Allahut, këmba, nëngjuri, dhe fytyra – të qenit (janë) Cilësi faktike (reale) të Allahut marrur nga kuptimi literal (Sifatun Hakikijjetun lil-lah) dhe që ai është i vendosur mbi Fron me Qenien e Tij [(vendosje fizike)] (we ennehu mustewin ‘ala el-‘arshi bi dhatihi). I është thënë atij që sikur të ishte kështu Ai domosdo do t’i nënshtrohej kufizimit anësor (el-tehejjuz) dhe ndarjes (el-inkisam). Ai u përgjigj: “Unë nuk e pranoj që kufizimit anësor dhe ndarja janë (domosdoshmërisht) atribute specifike të trupave (ena la usalimu enne et-tehejjuz we el-inkisam min khawass el- exhsam),” me ç’rast është nxjerrë kundër tij që ai mban (besimin që) Qenia e Allahut i nënshtrohet kufizimit anësor.

[Shënim: Ibn Tejmije askund qartazi nuk mohon limitet dhe dimensionet për Allahun. Në fakt ai thotë në përgjigjen e tij ndaj Raziut (‘el-Ta’sis‘) që refuzimi i limitit (Hadd) dhe dimensionit (kadr) për Allahun nuk gjendet askund në Kur’an dhe Sunnet (siç citohet në ‘Mekalat‘ nga el-Kewtheriu, fq. 351), ndërsa Akida Sunnite prerazi deklaron: “Zoti i Madhërishëm dhe i Lartësuar është përtej të pasurit (të përbashkët me krijesat) cilësitë e drejtimit ose kufizimit hapësinor: mendimet nuk mund ta masin Atë, vendet nuk mund ta përmbajnë Atë, dimensionet nuk mund ta përfshijnë Atë” (Imam el-Xhuwejni në ‘Lem` el-adil-let fi kawa’id `aka’id ehl uss-sunne’). Ibn Tejmije madje thotë që janë dy lloje të teshbihit [ngjasimit të Zotit], njëri prej kuptimeve të cilët “do të ishte e gabuar të ndalohet (atribuimi)” (Botimi i Bejrutit i ‘Mexhmu` fetawa shejh el-islam...’ 3:172), dhe përsëri në ‘Ta’sis‘ që “Libri, Sunneti dhe konsensusi askund nuk thonë që të gjithë trupat janë domosdoshmërisht të krijuar, e as që vetë Allahu nuk është trup” (citon Kewtheriu, në fq. 350).]

“Të tjerët e konsideruan atë prej atyre që fshehin mosbesimin [zindik] për shkak të thënies së tij që Pejgamberi (s.a.v.s.) nuk duhet thirrur për ndihmë (la justeghathu bihi) dhe fakti që kjo përbën mangësim dhe pengon në vërtetimin e madhështisë ndaj Pejgamberit (s.a.v.s.)…”

“Disa të tjerë e konsideruan atë hipokrit [munaafik] për shkak të asaj që ai ka thënë rreth Aliut:… “që ai ka qenë i i zhgënjyer (meĥdhulen) kudo që ka shkuar, e që vazhdimisht ka tentuar të marrë Hilafetin dhe asnjëherë nuk ia ka arritur, [që] ka luftuar për hir të arritjes në pushtet) e jo për hir të fesë, dhe ka thënë [për Aliun] “ai e donte pushtetin ndërsa Othmani i donte paratë (pasurinë).” Ai thoshte që Ebu Bekri e kishte pranuar Islamin në moshë të rritur (në pleqëri), plotësisht i vetëdijshëm rreth asaj që ka thënë, ndërsa Aliu e ka pranuar Islamin si fëmijë e Islami i një fëmije nuk konsiderohet i vlefshëm (duke u bazuar) vetëm në fjalën e tij… Me pak fjalë, ai ka thënë gjëra të shëmtuara si këto, dhe kundër tij është thënë që ai është hipokrit, bazuar në fjalën e Pejgamberit s.a.v.s. (drejtuar Aliut r.a.): “Vetëm një hipokrit do shfaqte urrejtje ndaj teje.”

 

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Verifikoi: Vullnet Mehmeti

© www.ehli-suneti.com

3 thoughts on “Ibn Haxher el-Askalani rreth Ibni Tejmijes

  • May 25, 2013 at 9:36 pm
    Permalink

    Ata qe e lavdrojne Ibni Tejmijen hane vec plehra, Allahu i shkatërroftë!

  • February 15, 2014 at 9:42 pm
    Permalink

    Selam alejkum.hoxhollaret me te njohur ne ballkan te gjith e lavdrojn iben tejmijen.dmth nuk duhet mare mendimet e ketij hoxhe….?selam alejkum nese doni me ma dhen nje pergjigje Zoti u shperbleft.

    • May 10, 2014 at 7:26 am
      Permalink

      Alejkum Selam. Ata hoxhallare qe e lavderojne, e qe jane “me te famshmit”, jane te famshem shkaku i Youtube-s dhe “investimeve” te dollareve nga propaganda e Saudisë. Ata jane thjeshte predikues e propagandues, jane imitues (ar. mukalid) te nje rryme te caktuar sektare (dmth, vehabizmit), e ne asnje menyre nuk konsiderohen dijetarë, prandaj mendimet e tyre jane thjeshte lavdata te kota per hoxhallaret qe ata kane zgjedhur t’i imitojne verberisht, sikurse nje i paditur qe lavderon hoxhen e fshatit te tij sepse s’ka degjuar asnjehere hoxhe me te mire.

      Ibni Tejmije eshte dijetar kontrovers qe eshte ndare nga ulemate tradicional, dhe eshte burgosur per shkak te devijimit te tij. Ai eshte penduar ne fund te jetes se tij, por mesimet e tij kane mbetur ato te para-pendimit, keshtu qe nuk u jepet rendesi.

      “Ibni Tejmije është një rob që Allahu e ka braktisur dhe e ka devijuar dhe verbuar dhe shurdhuar dhe e ka poshtëruar. Kjo është deklarata e imamëve që e kanë ekspozuar çoroditjen e qëndrimeve të tij dhe të pavërtetat e thënieve të tij. Kush do që dëshiron të gjurmoj këtë duhet të lexoj fjalët e imamit muxhtehid Imam Ebu el-Hasan Takiuddin es-Subki, të birit të tij Taxhuddin es-Subki, të Imamit el-‘Izz ibn Xhema’a dhe të tjerëve prej dijetarëve shafi’ij, malikij, dhe hanefij. Shkurtimisht, fjalëve të tija nuk iu jepet kurrfarë rëndësie; por, (në fakt) ato hidhen tutje në çdo djerrinë dhe gurinë, dhe duhet konsideruar që ai është bidatçij i devijuar dhe devijues (mubtedi’ dal’l mudil’l) dhe një injorant që solli të liga (xhahilun ghalun) të cilin Allahu e ka trajtuar me drejtësinë e Tij; dhe Ai na mbrojt neve nga soji i shtegut, doktrinës dhe veprimeve të tij – Amin…” {Ibn Haxher el-Hejthemi el-Mekkij, në veprën: Fetawa hadithijjeh (Kajro: Halebi, 1390/1970) fq. 114-117.}

      Për te lexuar biografine e ketij Imami, Ibn Haxher Hejthemiut, klikoni linkun ne vijim:
      http://fibrahimi.wordpress.com/tag/ibn-haxher-hejthemiu/

Comments are closed.