Vetë Pejgamberi s.a.v.s. ka festuar mewludin e tij!

Vetë Pejgamberi s.a.v.s. e ka festuar ditën e tij të lindjes. Në një hadith të transmetuar nga Enesi (ra), në Suneniin e Imam Bejhekiut, (v.9 fq. 300 nr. 43), tregohet që Pejgamberi s.a.v.s. sakrifikoi disa kafshë dhe kreu akikën për vetën e tij pas shpalljes së Pejgamberisë.
Imam Sujutiu deklaron që kjo nuk ishte akika e tij në sensin tradicional, sepse gjyshi i tij tashmë e kishte bërë akikën e tij. Nuk është e lejuar të përsëritet një akt sheriatik që tashmë është kryer. Imam Sujutiu deklaron së që arsyeja për sakrificën e kafshëve është akt i falënderimit dhe përkujtimi nga Pejgamberi s.a.v.s. për lindjen e tij.
Imam Sujutiu konkludon që është mustehab (e pëlqyeshme) për ne që të festojmë mevludin si në tubim (bashkërisht) pasi që Pejgamberi (s.a.v.s.) sakrifikoi kafshë dhe shpërndau ushqimin prandaj edhe ne duhet të bëjmë tubime dhe të shpërndajmë ushqime dhe të gëzohemi në mënyrë të mirë (‘Husn Meksid fî `Amel-il mewlid nga Imâm Xhelâl ud-Dîn es-Sujûtî, fq. 64-6).
Disa kritik mund të argumentojnë me atë që, pasiqë akika e Pejgamberit s.a.v.s. është bërë në periudhën e xhahilietit, ai deshi ta ripërsëris atë që të sigurojë efektshmërinë e saj. Mirëpo, ky argument nuk është i pranueshëm, pasiqë (ai që argumenton me këtë duhet të përgjigjet në atë se) pse nuk janë përsëritur veprat tjera nga Pejgamberi (s.a.v.s.)? Për shembull, pse nuk e ka ripërtërirë (përsëritur) nikahun e tij me Hazreti Hatixhen (rad) që e ka bërë para Pejgamberllëkut? E është e ditur që nikahu është më e rëndësishme se akika, pasiqë nikahi është farz, e akika është mustehab. Të ishte e nevojshmë ri-përsëritja, do fillonim prej akteve prioritare (si nikahu) e jo prej akteve jo-të-detyrueshme, të pëlqyeshme (si akika).

Përgaditi: Fatih Ibrahimi
© www.ehli-suneti.com

2 thoughts on “Vetë Pejgamberi s.a.v.s. ka festuar mewludin e tij!

  • December 3, 2013 at 9:19 pm
    Permalink

    Argumente bindese per ata qe kane mend. Ju lumte ehli suneti.

  • December 29, 2014 at 8:44 pm
    Permalink

    Shënuar nga Bejhekiu në Sunen el-Kubra (9:300), Rujani (Musned #1371), Ibn ‘Adi (4:1452), dhe Hejthemiu thotë që Bezzar (Zawa’id, 2:74) dhe Taberaniu e transmeton atë, ky i fundit me zinxhir sahih (Mexhma, 4:59 #6203). Zinxhirët e Bejhekiut, Rujanit dhe Bezzarit përmbajnë transmetuesin Ibn Muharrer, i cili është shumë i dobët si transmetues dhe i braktisur si Ibn Haxherit, Bejhekiut dhe të tjerëve.

    Mirëpo, ky hadith është i transmetuar përmes haditheve tjera që nuk përfshijnë Ibn Muharrer në zinxhirin e tyre, të cilat janë shënuar nga: Imam Tahaviu në Sherh Mushkil el-Athar (k. 162), hafiz Dija’ el-Makdisij në el-Ahadith el-Mukhtara (5:205, Sahih) – që është një koleksion me hadithe kryesisht sahih, Taberaniu në Muxhem el-Ewsat (1:298 #994) prej Enesit, Ibn Hazm në el-Muhala (7:258) ku ai e konsideron atë sahih, dhe Ibn Haxheri në Fet’h el-Bari (9:595) përmend zinxhirë tjerë që janë shënuar nga Ebu’l Shejh përmes Ibn el-Muthena (prej Thumames prej Enesit), të cilin Buhariu dhe të tjerët e konsiderojnë të besueshëm, dhe Buhariu në Sahih (#92, 93, 954, 1362, 2307, 3434, 4620, 5775) transmeton një numër hadithesh me po këtë zinxhir, që domethënë që hadithi i Akikës është së paku Hasen (i mirë) dhe me shumë gjasë Sahih (i vërtetë).

    Prandaj, Imam Sujutiu është korrekt që e përdor atë si një prej dëshmive autentike për përkujtimin e Mewludit.

Comments are closed.