Rreth nesh

Misioni ynë

Qëllimi i kësaj webfaqe është të sqaroj besimet e Ehli Sunetit dhe Xhematit  në dritën e shumë gënjeshtrave, kundërshtimeve, përgënjeshtrimeve dhe orvatjeve për të mbjell dyshime rreth rrugës së tij. Kjo webfaqe synon që të jep përgjigje koncize dhe sqarime për të gjitha këto tentime, me linqe për atikuj më të gjatë për ata të cilët dëshirojnë. Kjo nuk është që vetëm lexuesi të përfitoj dituri, por që t’u lehtësohet për muslimanët Suni që të angazhohen në forume interneti për të mbrojtur besimet e tyre.

 

Prapavija

Të gjithë e dinë që ulematë tradicional të Ehli Sunetit dhe Xhematit, veçanërisht ata të shkollës esharite dhe maturidite, dhe qëndrimet e tyre akaidore/teologjike kanë qenë nën sulm të vazhdueshëm. Sulmet mbi ulematë dhe qëndrimet e tyre janë të pritura njerëzit që e tregojnë vetën se kush janë dhe çfarë është besimi i tyre (në çka besojnë). Kjo ka qenë eksperienca e ulemasë kur janë marrë me sektet islame. Miërpo, kur njerëzit të cilët paraqiten si “Suni” merren me këto sulme, atëherë situata është më e rrezikshme. Një person që është rritur në një rreth familjar suni, që ka bërë të gjitha ato gjëra që Sunitët i kanë bërë tradicionalisht dhe beson të gjitha ato që sunitët besojnë, sipas të gjitha gjasave nuk do të dëgjoj askënd që nuk është Suni. Mirëpo, kur disa njerëz paraqiten si “Suni”, dhe në të njëjtën kohë përkrahin interpretimet e tyre të shtrembëruara të fesë duke u orvatur që të fitojnë pasues për qëllimet e tyre të devijuara, atëherë një Suni që nuk dyshon me gjasë që do të dëgjoj këtë lloj të njerëzve.

Duke ditur situatën e mësipërme, është e qartë se diçka duhet bërë. I dashuri ynë, Habib el Mustafa, Sejidina Muhamed (sal Allahu `alejhi we selem) ka thënë:

من رَأَى مِنْكُمْ مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بيده فَإِنْ لم يَسْتَطِعْ فَبِلِسَانِهِ فَإِنْ لم يَسْتَطِعْ فَبِقَلْبِهِ وَذَلِكَ أَضْعَفُ الْإِيمَانِ

“Kush sheh një vepër të keqe, le ta largojë atë me dorën e tij, e nëse jo me dorë, atëherë le të mundohet me gjuhën e tij, e nëse as këtë nuk mund ta bëjë, atëherë atë vepër le ta urrejë me zemër. Kjo është shkalla më e ulët e besimit” (Muslimi, Nr. 49).

Në dritën e këtij hadithi, një grup i vëllezërve nën drejtimin e Shejh Ebu Adem e kanë hapur një blog të mrekullueshëm, qëllimi primar i të cilit është që të sqaroj besimet e Ulemave (dijetarëve) të Ehlu Sunetit we’l Xhematit dhe të pastroj atë nga shumë kundërshtime dhe dyshime që ekzistojnë rreth tyre. (Shumica e materialeve që gjenden në faqen tonë, do të merren nga kjo webfaqe/blog). Në veçanti, kjo faqe do të përballet me idenë heretike që Allahu është një qenie me një ose më shumë limite, wel `ijadhu bilah.

 

Kredoja (akidja) jonë

Aļļahu është domosdoshmërisht ekzistues pa fillim dhe fund. Ai (xh.sh.) nuk është i ngjashëm me asgjë dhe me askënd në çfarëdo kuptimi.

Vet-ekzistues, i cili nuk është i nevojshëm për ndonjë përcaktues për Të ose Cilësitë e Tij, e as nuk është i nevojshëm për diçka për të qenë NË (përbrenda) atë gjë.

(Allahu është) Një, i pashoq,  pandashëm dhe i pangjashëm në Cilësitë e Veprimet e Tij.

Vetëm Ai mund të krijoj, dhe të gjitha që ndodhin janë sipas Urdhrit dhe Paracaktimit të Tij.

Arsyeja e shëndoshë na tregon se Ai duhet të jetë i atribuuar me Fuqi që të sjellë gjithçka të mundshme në ekzistencë, Urdhër për të specifikuar si do të jetë, dhe Dituri për të gjitha që ndodhin tani, që kanë ndodhur në të kaluarën, dhe që do të jenë në të ardhmen, si dhe gjërat që duhet të jenë, nuk mund të jenë, ose mund të jenë.

Cilësia e tij e jetës është e pafillim, pafund, pa trup, pa shpirt, pa ndryshim ose zhvillim.

Ai duhet të jetë që i Dëgjon të gjitha dhe që i Sheh të gjitha, jo nga mundësia, por nga domosdoshmëria; pa mjete si sytë apo veshët. Pa patur nevojë për diçka, si valët e zërit apo rrezet e dritës, ose ndodhi si, të dëgjuarit ose të parit e diçkahit njëherë e pas asaj diçka tjetër.

Ai po ashtu duhet të ketë një të folur të pakrijuar dhe si rrjedhojë nuk është gjuhë, tinguj, shkronja, sekuencë, ose aftësi, pasi që të gjitha këto atribute duhet të këto duhet të kenë një fillim dhe si pasojë një krijues.

Është e pamundshme që Allahu të atribuohet me të kundërtat e këtyre cilësive të sipërpërmendura, si p.sh. te qenurit trup, në një vend, ose të pasurit limit ose ndonjë dobësi (të metë), si padituria, vdekja, shurdhësi, verbëria ose memecëria.

Mirëpo, është e mundshme, që Allahu të krijoj çdo gjë që mundet të ekzistoj, ose ta lërë atë (të mos e krijoj).

Ai është krijuesi i të gjitha qenieve, gjërave dhe veprave, dhe kështuqë Pronari Absolut i gjithçkaje.

Është e pamundshme që Ai të jetë i padrejtë, ngase Ai nuk ka krijues, dhe si pasojë (nuk ka) as gjykues.

2 thoughts on “Rreth nesh

  • January 22, 2013 at 9:31 pm
    Permalink

    Vetem perpara. Allahu ju shperblefte per angazhimin qe po e beni.

    Reply
  • May 9, 2014 at 3:03 pm
    Permalink

    vetem perpara me sufizem! Allahu na ruajte nga devijimet e (pseudo)selefistëve.

    Reply

Leave a Reply to baci Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *