Pyetje: A është Libri i Fikhut Hanefi “al-Hidajah” një burim i mirë (i besueshëm)?

Pyetja:
Do doja të dija nëse libri i Fikhut Hanefi “al-Hidajah” është një burim i mirë?

Përgjigje:
Libri i fikhut hanefi, Hidajeh, është i pranuar gjerësisht nga dijetarët hanefi dhe juristët (fekihët) rreth e rrotull botës. Emri i autorit është Ali Abu el-Hasan, titulli (ofiqi) i tij ishte “Burhanuddin”.

Ai ishte lindur më 8 Rexhep 511 Hixhrij (4 nëntor 1117). Ai nisi shkrimin e veprës “Hidajeh” në vitin 573H, dhe zgjati 13 vite për ta përfunduar, kohë kjo në të cilën ky vazhdimisht (pa ndërprerë) agjëronte. Ai e arriti (në shkallën e) diturisë së tij (duke mësuar) nga shumë mësues që ishin të gjithë ekspert në të gjitha lëmitë. Ai ishte një Imam, Muhadith, Fekih dhe Mufesir. (Zeferul Muhessilin, fq. 192)

dhe, Allahu e di më së miri,

Mufti Ibrahim Desai,
përgjigja nr. 5686
Përktheu: Fatih Ibrahimi.
www.ehli-suneti.com

One thought on “Pyetje: A është Libri i Fikhut Hanefi “al-Hidajah” një burim i mirë (i besueshëm)?

  • December 29, 2011 at 11:18 am
    Permalink

    Ne fakt, libri El Hidajetu sherh bidajetil mubtedi, e autorit Imam Merginanit eshte sipas shume fukahave te medhhebit e konsiderojne kete liber si nje nder librat me te medha te medhhebit

Comments are closed.