Pse Hanefijt & Shafijt jane Esharinje & Maturidinj, kur Shafiu & Ebu Hanifja kane ndjekur akiden e Selefit

Pyetje
Pse shumica e Hanefijve dhe Shafijve të sotëm ndjekin akidën e Maturidiut/Esh’ariut, edhepse Imam Shafiu dhe Imam Ebu Hanife kanë ndjekur akidën e selefit? Pse?

Përgjigje:
Vehabistët për dekada të tëra kanë sulmuar Ehlu Sunetin, d.t.th. Shkollën Esharite dhe Maturidite të Akidës. Pasi që ata kanë adoptuar një akide që e kanë pasur vetëm devijantët në të kaluarën, ata provojnë që të atribuojnë akidës e tyre të pabazë katër Imamëve të famshëm të fikhut, dhe të tjerëve prej selefit që janë të pastër prej shpifjeve të tyre. Në fakt, ata shkuan edhe më tej edhe atribuuan ato (besimet e tyre të devijuara) Imamit të Ehlu Sunetit, Ebu Hasan el-Esh’ariut! Për të realizuar planin e tyre devijues, ata kanë prodhuar në masë dhe kanë shpërndarë kopje të rreme të veprave të mëdha të Imam Esh’ariut (siç është rasti me veprën “El-Ibana” dhe el-Mekalat el-Islamiheh) të mbushura me besime të rreme.

Për këtë shkak, Ulemaja e Ehli Sunetit, për qindra vite kanë qenë duke përpiluar vepra në brojtje të Akidës së pastër të imamëve tanë të famshëm. Hafiz ibn Asakir shkroi “Tebjin Kizbil Muftari” në mbrojtje të Ebu Hasan el-Esh’ariut, Sibt ibn el-Xhewzi dhe Tekijuddin el-Hisni shkroi Def’u Shubehit Teshbi dhe Def’u Shubehi men Teshebbeha, respektivisht, në mbrojtje të Imam Ahmedit, el-Bejadhiu shkroi veprën “Is’heretul Merem” në mbrojtje të Imam Ebu Hanifes etj…

Shejh Seleme Azemi Kudhai përmend shkallën matëse të garantuar nga Nebiu (salallahu alejhi we selem) nga e cila ne mund të vlerësojmë kush janë në akidës e drejtë dhe kush e përbën Ehlu Sunetin we’l Xhematin. Masa është shumica e Umetit, d.m.th., shumica (pjesa më e madhe) e Umetit gjithmonë do të jetë sipas akidës së Ehlu Sunetit we’l Xhematit.

Tani, nëse bëjmë një studim të shpejtë të Muslimanëve në botë, ne do të shohim se Vehabistët përbëjnë një pakicë, madje edhe në vendet arabe, me gjasë që vetëm Saudia përmban shumicën e tyre, pjesa tjetër e Umetit janë në Akidën Esharite dhe Maturidite, p.sh. 200 milion Muslimanë në Indonezi, rreth 400 milion në Indi, Pakistan, Bangladesh dhe Afganistan, edhe 150 milion të tjerë në Kinë, Malajzi etj, qindra miliona në Afrikë, miliona në Egjipt, Siri, Irak, Jemen, Palestinë, etj. të gjithë këta janë esharij dhe maturidij që përbëjnë Ehlu Sunetin we’l Xhematin.

Prandaj, ne nuk kemi nevojë që t’u frikësohemi argumenteve të tyre të pabaza.
dhe, Allahu te’ala e di më së miri.

Mufti Ibrahim Desai,
përgjigja nr. 14342
Përktheu: Fatih Ibrahimi

2 thoughts on “Pse Hanefijt & Shafijt jane Esharinje & Maturidinj, kur Shafiu & Ebu Hanifja kane ndjekur akiden e Selefit

  • March 23, 2013 at 2:15 pm
    Permalink

    Zotu ju shperblefte per mundin qe pe jepni ne mbrojtje te ehli sunetit dhe akides se paster esharije dhe maturidije nga innorantet vehabist.

  • May 25, 2013 at 6:48 pm
    Permalink

    “200 milion musliman në indonezi edhe 400 milion në indi e pakistan kane akide esharite e maturidije.” Vehabistat e mallkuar jane pakice, gjithmone kane mu kane qashtu, pasuesit e bririt te shejtanit.

Comments are closed.