A lejohet që një imam të merr pagë për shërbimet e tija

Pyetja: 

A pranohet namazi ynë nga ana e Allahut të Madhërishëm nëse falemi pas një imami i cili paguhet, pra merr para (pagë) për shërbimet e tija; në fakt shumica dërrmuese e imamëve janë në këtë kategori, e nëse imami nuk paguhet dhe i kërkohet që të shërbejë si imam pa para, pothuaj secili nga ta do ta lënte punën. Ju lutem, më jepni përgjigje nëse është në rregull ose jo një gjë e tillë sipas Islamit?!

Përgjigjja:

Bismi’l-lahi’rr-Rrahmani’rr-Rrahim

Fetvaja e lëshuar nga juristët e mëhershëm islamë thotë se nuk lejohet që të merret para (pagë) për të udhëhequr namazin e kështu me radhë. Kjo fetva është lëshuar në bazë të asaj se imami duhet të merr ndihmë financiare nga bejtu’l-mali për nevojat e tija.

Megjithatë, në kohët tona ku nuk ekziston hilafeti e që këtej bejtu’l-mali, imami nuk ka ndonjë burim financiar që t’iu përballojë nevojave të tija, prandaj juristët e mëvonshëm e lejojnë marrjen e pagës për shërbime imamllëku. Mirëpo, nëse imamët fokusohen më shumë në përfitimet financiare e materiale sesa në të mësuarit e të tjerëve fenë, një gjë e tillë do të kishte një efekt të dëmshëm e katastrofik.

Gjithsesi, në bazë të asaj që përmendëm, lejohet që një imam të marrë pagë për shërbimet e tija. [1]

E Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri!

Shejh Muhammed Patel, e kontrolluar dhe e pranuar nga Shejh Ismail Desai, Daru’l-Ifta, Durban

Shqipëroi: Daim Abazi
____________________________________________________
[1] (ولا يجوز الاستئجار على الأذان والحج) وكلامه فيه ظاهر (قوله على عمل معلوم غير متعين عليه) إشارة إلى الاحتراز عما لو تعين الشخص للإمامة والإفتاء والتعليم فإنه لا يجوز استئجاره بالإجماع وبعض مشايخنا) يريد به مشايخ بلخي – رحمهم الله – (استحسنوا الاستئجار على تعليم القرآن اليوم) يعني في زماننا، وجوزوا له ضرب المدة وأفتوا بوجوب المسمى، وعند عدم الاستئجار أو عند عدم ضرب المدة أفتوا بوجوب أجر المثل (لأنه ظهر التواني في الأمور الدينية، ففي الامتناع تضييع حفظ القرآن) وقالوا: إنما كره المتقدمون ذلك لأنه كان للمعلمين عطيات من بيت المال فكانوا مستغنين عما لا بد لهم من أمر معاشهم، وقد كان في الناس رغبة في التعليم بطريق الحسبة ولم يبق ذلك، وقال أبو عبد الله الخيراخري: يجوز في زماننا للإمام والمؤذن والمعلم أخذ الأجرة، ذكره في الذخيرة . العناية ( ص 97 / ج 9 / دار الفكر / المتوفى 786 ه )

(ولا يجوز الاستئجار على) الطاعات، مثل (الأذان والإقامة والحج) والإمامة وتعليم القرآن والفقه، قال في التصحيح: وهذا جواب المتقدمين، وأجازه المتأخرون، فقال في الهداية: وبعض مشايخنا استحسنوا الاستئجار على تعليم القرآن، وعليه الفتوى، واعتمده النسفي، وقال في المحيط: ولا يجوز الاستئجار على الطاعات كتعليم القرآن والفقه والإمامة والحج عنه، وبعض