Transmetimi i Hasan el-Basriut nga Sejidina Aliu r.a.

Transmetimi i Hasan el-Basriut nga Sejidina Aliu r.a.

Nga: Hafiz Ibn Haxher el-Hejtemi el-Mekki

Hafiz Ibn Haxher el-Hejtemiu – Allahu na mundësoftë të përfitojmë nga dija e tij – është pyetur: A ka dëgjuar Hasan el-Basriu drejtpërsëdrejti të folurit e Aliut kerremAllahu wexhhuh? (A transmeton nga ai?) Sepse (shumica) e mjeshtërve sufi ngrenë veshjen e xhybes (hirkah) tek ai dhe poashtu litani (dhikri) të ndryshme janë transmetuar nga ai (Hasani) i cili transmeton prej Aliut (kerremAllahu wexhhuh).

Ai u përgjigj:

Ekziston mospajtueshmëri në pikëpamjet rreth kësaj çështjeje, shumica e mohojnë atë (transmetimin e Hasanit nga Aliu) dhe një grup i dijetarëve e kanë konfirmuar atë. Hafiz Sujutiu thotë që ai preferon afirmimin, sikurse ka bërë Hafiz Dijauddin el-Makdisi në veprën e tij el-Muhtereh, dhe Shejh el-Islam Ibn Haxher el-Askalani në veprën e tij Etref el-Muhtere.

Ka disa arsye për këtë:

E para:

Çdo afirmim (pohim) ka përparësi ndaj mohimit (në çështjet e transmetimit).

E dyta:

Hasani është lindur dy vite para se halifati i Omerit r.a. të përfundoj.  Ai ishte një djalë i zgjuar në moshën shtatë vjeçare dhe filloi namazet obligative (në këtë moshë). Ai ndiqte namazet me xhemat dhe falej prapa ‘Othmanit derisa ai u vra. Qartazi, deri në atë kohë, Aliu r.a. gjithashtu falte namazet me xhemat për çdo namaz obligativ [farz], pasi që në atë kohë ai ishte në Medine. Ai nuk e ka lëshuar Medinën derisa Sejidina Othmani ra dëshmor; dhe mosha e Hasanit në atë kohë ishte katërmbëdhjetë vite.

Si mund dikush të mohoj se ai ka dëgjuar (kështu që, të ketë transmetuar) prej Aliut? Edhepse ai e ka pare atë (dhe ata kishin ndejt së bashku) gjatë secilit namaz – pesë here në ditë për shtatë vite?

Sidoqoftë, ‘Ali ibn el-Medini ka thënë: “Hasani e ka pare Aliun dhe ai ishte vetëm fëmijë”

Veç kësaj, ‘Aliu vizitonte nënat e besimtarëve (ummuhat el-mu’minin – gratë e bekuara të Pejgamberit). Prej tyre ishte Umm Selmeh dhe Hasani ishte në shtepinë e saj, sepse në atë kohë nëna e tij Hajreh ishte shërbyesja e saj. Umm Selmeh e prezantonte fëmiun e vogël (Hasanin) tek Sahabët që vinin ta vizitonin atë, të cilët luteshin për bereqet për fëmiun.

Ajo e prezantoi (Hasanin) tek Omeri i cili u lut me këto fjalë: “O Allah, jepi atij të kuptuarit të fesë, jepi atij dituri dhe bëje atë të dashur në mesin e njerëzve.” Kjo është përmendur nga el-Mizi dhe el-‘Askeri transmeton zinxhirin e saj (senedin).

El-Mizi poashtu thotë në Tehdhib nga Ebu Nu’ajmi: Hasani është pyetur, “Si thua ti ‘Resulullahu ka thënë…’ edhepse ti asnjëherë nuk e ke pare atë?” Ai u përgjigj: “Çdo gjë që e them unë, është transmetuar nga Aliu, veçse në kohën tone e kam të pamundur të përmend emrin e Aliu.” Kjo ishte, koha e Haxhaxhit.

Dhe hafizi pastaj përmend një numër të haditheve pas kësaj që ai i ka gjetur të jenë transmetuar nga Hasani prej ‘Aliut kerremAllahu wexhhuh. Në një transmetim të tillë – dhe të gjithë transmetuesit në atë zinxhirë janë të besueshëm (thikat) – E kam dëgjuar Aliun të thotë: I Dërguari i Allahut ka thënë: “Pasuesit e mi (ummetii) janë si pikat e shiut[1]…”

Përktheu: Sidi Ebu Hasan

Përktheu nga gjuha angleze: Fatih Ibrahimi

© www.ehli-suneti.com


[1] Tërë hadithi është “nuk dihet a janë pikat e para apo të fundit më të mira.” Transmetuar nga Tirmidhiu në Kitab el-Emthal (Libri i shëmbëlltyrave) dhe ai thotë se është një transmetim i mirë (hasen) por i pazakontë (garib).