Shembull i një transmetimi të Imam Ebu Hanifes

Imam Tahaviu transmeton:

Salih ibn ‘Abd el-Rahman transmeton neve: Ai thotë: ‘Abdullah ibn Jezid el-Mukri’ transmeton: Ai thotë Ebu Hanife transmeton neve – H (shenjë për fillimin e një zinxhiri të ri) – dhe Fehd transmeton neve: Ai thotë: Ebu Nu’ajm transmeton neve: Ai thotë: Ebu Hanife prej Hisham ibn ‘Urweh prej babait të tij prej ‘A’ishes (Allahu qoftë i kënaqur me të) që Fatime bint Ebi Hubejsh erdhi tek Pejgamberi (s.a.v.s.) dhe ajo tha: “Unë kam qenë me menstruacione për një ose dy muaj.” I Dërguari i Allahut (s.a.v.s.) i tha: “Kjo nuk është menstruim, por është një enë gjaku (e këptur). Prandaj, kur të vij cikli mujor, lëreni namazet, e kur të mbaroj cikli (dhe të filloj rrjedhja e gjakut postmensturale) atëherë lahu për t’u pastruar dhe pastaj merr abdest për çdo namaz.” (Ameni el-Ahber fi Sherh Me’ani el-Ether, Ideretu Te’lifat Eshrefijjeh, 2:91-2)

Analizë e shkurtër e zinxhirit

Imam Tahaviu e transmeton këtë hadith pre prej Ebu Hanifes perms dy rrugëve, të dyjat përmbajnë nga dy transmetues në mes tij dhe Ebu Hanifes. Pas kësaj zinxhiri është i njejtë, përmes lidhjes së famshme të “Hishami prej babit të tij prej ‘Aishes.” Salih ibn ‘Abd el-Rahman, mësuesi i parë i Tahaviut është deklaruar i besueshëm nga Ibn Ebi Hatimimi në el-Xherh we el-Ta’dil (ibid. 1:33). Fehd ibn Sulejman, mësuesi i dytë, është deklaruar “thikah thebt” nga Junusi (Misbeh el-Arib, 2:491), një nga shkallët më të larta të besueshmërisë.

Dy transmetuesit prej Imam Ebu Hanifes janë transmetues të dalluar që gjenden në të gjitha gjashtë koleksionet e famshme të hadithit (Buhariu, Muslimi, Tirmidhiu, Ebu Davudi, Nesa’i dhe Ibn Maxheh). Ebu ‘Abd el-Rahman ‘Abd Allah ibn Jezid el-Mukri’ (120 – 213) ishte një dijetar i falshëm i hadithit dhe leximit të Kur’anit (kira’et). Ebu Nu’aym el-Fadl ibn Dukejn (130 – 219) ishte një mësues direkt i Imam Buhariut, dhe ai transmeton shumë hadithe të tij në Sahihun e tij.

Mësuesi i Ebu Hanifes, Hisham ibn ‘Urweh (61 – 146), ishte transmetuese të mëdhenj prej gjeneratës së Tabi’inëve i cili dëgjoi dhe transmeton prej Sahabëve. Transmetimet e tij, veçanërisht ato përmes babait të tij prej ‘Aishes që gjendet këtu, janë të zakonshme në gjashtë librat e hadithit.

(Tahaviu poashtu e transmeton këtë hadith me dy zinxhirët e njëjtë në veprën e tij të mëvonshme të pakrahasueshme Sherh Mushkil el-Ether (nr. 2732, 7:157, Botimi i Shu’ajb el-Arna’utit))

 

Burimi: http://notesonalimamalazam.wordpress.com
Përktheu: Fatih Ibrahimi
© Ehli-Suneti.com