Namazi i Xhumasë në ditën e Bajramit !

Bismilahi Rrahmani Rrahim

3442

Imam Muhammed Zahid el-Kewtheri el-Hanefij el-Maturidij (ra), njëri prej dijetarëve më të mëdhenj të kohëve të fundit (vd. 1371h/1951), enciklopedik (i gjithanshëm) në dijen e tij në lidhje me tërë spektrin e shkencave islame, e ka trajtuar çështjen e Bajramit në ditën e Premte (Xhuma) në detaje në një artikull që është botuar si pjesë e koleksionit të tij tepër të çmueshëm ‘Mekalat’. Gati çdo gjë në vijim është marrë prej artikullit të tij në faqet 249-257 të ‘Mekalat el-Kewtheri’.

Imam Shafiu, Imam Ebu Hanife, Imam Maliku, dhe të gjithë nxënësit e tyre direkt (as’hab) janë pajtuar që nëse Bajrami bie në një të premte, fshatarët dhe beduinët të cilët vijnë të falin Bajramin janë të liruar (nga obligimi) i faljes së namazit të Xhumasë nëse ata largohen pasi të falin namazin e Bajramit, por, banorët e qytetit duhet përsëri të falin namazin e xhumasë. Hanbelijt nuk janë pajtuar, dhe kanë thënë se falja e namazit të bajramit i përjashton të gjithë – edhe fshatarët edhe qytetarët – prej obligimit të faljes së namazit të xhumasë.

Argumenti që tre shkollat e fikhut e përdorin për qëndrimin e tyre është hadithi i transmetuar nga Imam Maliku në Muweta dhe Imam Buhariu në Sahihun e tij nga mewla i ibn Ez’herit i cili thotë:

“E kam mbërri Bajramin me ‘Uthman b. ‘Affanin (Allahu qoftë i kënaqur me të). Ai u fal dhe pastaj e mbajti një ligjëratë, ku tha: ‘Me të vërtetë, sot dy festa kanë ngjarë njëkohësisht për ju, andaj ata që dëshirojnë, prej banorëve të ‘Alijah[1] dëshiron të pres për namazit e xhumasë mund të pres dhe kush dëshiron të kthehet (në shtëpi) i lejohet, sepse unë i kam dhënë leje për këtë.’”

Imam Muhammed b. Hasan esh-Shejbaniu (Allahu e pastë mëshiruar) pas transmetimit të këtij hadithit në el-Muwetta, thotë:

“Në ndjekim të gjitha këto. ‘Uthmani (ra) i ka liruar vetëm banorët nga ‘Alijah nga namazi i xhumasë, sepse ata nuk ishin prej banorëve të qytetit. Ky është qëndrimi i Ebu Hanifes, Allahu e pastë mëshiruar.”

Ebu’l-Welid el-Baxhi përmend disa njerëz në komentimin e tij të Muweta-së, që transmetojnë ngjashëm nga Imam Maliku me atë që është transmetuar nga Imam Ebu Hanife.

Imam esh-Shafi‘i thotë në el-Umm:

“Nëse ‘Eid el-Fitr bie të Premten, Imami e fal Bajramin kur të hyjë koha e lejuar dhe pastaj jep i jep leje banorëve që nuk janë të (atij) qyteti të cilët falën namazin e bajramit të kthehen (nëpër shtëpi) nëse dëshirojnë dhe të mos kthehen për namazin e Xhumasë. Është e pëlqyer për ta të rrinë deri sa të falin namazin e xhumasë, ose – nëse e kanë të mundshme – të rikthehen për të falur namazin e Xhumasë, edhepse nëse nuk kthehen, nuk ka dëm, insha’Allah.  Kjo [h: dmth lënia e namazit të Xhumasë] nuk është e lejuar për asnjë prej banorëve të qytetit pa ndonjë justifikim [h: që i liron ata nga obligimi i faljes së namazit të Xhumasë].”

Ka hadithe që janë transmetuar nga Ebu Davudi që duket se përkrahin qëndrimin e hanbelijve, por Imam el-Kewtheri me mjeshtri tregon se të gjitha këto hadithe ose janë shumë të dobëta për t’u përdorur si dëshmi për shkak të problemeve me transmetuesit, ose interpretohen në dritën e hadithit të transmetuar nga Buhariu (përmendur sipër). Ata që janë të interesuar, referohuni në faqet. 253-257 të Mekalat el-Kewtheri.

Sigurisht, që Hanbelijt kanë argumentet e tyre për qëndrimin e tyre, dhe është e pranuar për një mukalid (pasues) hanbelij të ndjek qëndrimet e tyre. [f: por jo për pasuesit e shkollave tjera të fikhut]

 Dhe Allahu e di më së miri.

Shejh Hamza Karamali, SunniPath Academy

Përktheu: Fatih Ibrahimi © ehli-suneti.com

[1] ‘Alijah është vendi që gjendet sipër Nexhdit deri në Tihameh, kilometra larg prej Medinës.