EBU UTHMAN ES-SABUNI

Nga: G.F. Haddad – Rebi`ul-Ewel, 1424   |  Përktheu: Ajlin Isaj

Es-Sabuni, Ismail ibn Abdel-Rahman ibn Ahmed ibn Ismail ibn Ibrahim ibn Emir, Ebu Uthman Es-Sabuni esh-Shafi’i (vd. 449), Shejh ul-Islami, fakihu i devotshëm më i rëndësishëm, dijetari i hadithit, predikuesi, komentues i Kuranit, “imam i vërtet i Myslimanëve dhe Shejhu i vërtete i Islamit” (Bejhekiu) “Shpata e Sunetit, Zmbrapsësi i bidatit” (Abdel-Ghafir el-Farisi) dhe “Fshikulluesi i devijantëve” (Ebu Is’hak el-Isferejini), me famë të madhe në regjionet e Horasanit, dhe ndër firmëtarët e deklaratës Esh’arite të shkruar prej Imam el-Kushejrit në periudhën e fitnes anti-esharite atje. Imam Subkiu thotë se kur antropomorfistët e Heratit e panë famën e tij, ata filluan të thërrasin Ebu Ismail Abd Allah el-Ensariun, autorin e librit anti-esharit “Dhamm al-Kelam”, si Shejh ul-Islam.

Ai ishte nxënës i Esh’ariut, Imam Ebu Muhamed el-Xhuwejnit, babait të Imam el-Haremejn. Es-Sabuni ka thënë: “Nëse Shejh Ebu Muhamed do të kishte lindur nga ana e Izraelitëve, ata do ti transmetonin vlerat e tij tek ne dhe ai do t’i bënte ata krenarë.”
Es-Sabuni ka mbajtur tubimet të dhikrit dhe wazet për shtatëdhjetë vite dhe ka qenë imam në Nejsebur për njëzet vjet. Mbeti jetim pasi që babai i tij Ebu Nasr ishte vrarë për predikimet e tij, ai u rrit nga Imami Sufi Esh’arij, Ebu el-Tajib el-Su’luki i cili merrte pjesë në tubimet e es-Sabunit dhe e vlerësonte atë për sjelljet e tij të larta, inteligjencën, oratorinë në Gjuhën Arabe dhe Persishte, mësimin përmendesh dhe Zotërimin e Kur’anit dhe Sunetit siç bënë edhe imamët e tjerë të kohës si Ebu Is’hak el-Isferejini dhe Ibn Furak.

Nga Respekti Es-Sabuni nuk e shihte asnjëherë në sy el-Su’lukin teksa mbante fjalime, por Ebu el-Tajibi i tha atij një ditë : “Më shiko në sy dhe mos e largo shikimin prej meje!” Ebu Uthmani iu përgjigj: “Më vjen turp të flas para teje!” Imami tha : “Vështrojeni mençurinë e tij.”  El-Bejhekiu rrëfen : “Betohem se Imam Ebu Abdullah el-Hakimi, me gjithë moshën e thyer, mjeshtërinë e tij në hadith, dijen e tij të madhe, gjithmonë ngrihej ne këmbë për Mësuesin (el-Sabunin) kur ai hynte për ta takuar, e quante Ustadh (mësues) i pashoq, i proklamonte diturinë dhe meritat e tij, dhe i përsëriste fjalët e tij në biseda.”

Disa nga thëniet e el-Sabunit :

“Kurrë nuk kam rrëfyer një hadith ose një tregim joprofetike në ndonjë mbledhje, pa ia ditur zinxhirin e transmetimit. Po ashtu kurrë nuk kam hyrë në një librari pa pasur abdes, gjithashtu s’kam mbajtur asnjëherë mbledhje ose mësim pa abdes.“

“Që kur e mësova se Pejgamberi i recitonte Suret Xhuma dhe Munafikin në dy rekatet e para të Namazit të Natës në Xhuma, nuk i kam lëne kurrë pa recituar ato.”

“Allahu është shumë i lartësuar përtej asaj që pretendojnë qoftë mohuesit (el-Mu’ettile), qoftë antropomorfistët (al-Mushebihe). Unë ndjek në vargjet qe përmendin Atributet e Krijuesit dhe rrëfimet Profetike ne atë kapitull, rrugën e te pareve tanë të mirë, dhe të imamëve te Fesë, duke i pranuar dhe transmetuar ato, pasi është siguruar vërtetësia e zinxhirit transmetues, duke i cituar ato në formulimin e tyre te jashtëm, duke i konfirmuar ato me aprovim të plotë, por duke u ruajtur prej çdo modaliteti apo antropomorifzmi, duke e shmangur atë që mund të çonte drejt refuzimit apo ndryshimit të tyre përmes interpretimit figurativ (tevil) të qortueshëm, për të cilin Allahu nuk i dha kujt autoritet, dhe i cili nuk është rrëfyer prej Sahabeve, Tabiineve apo Selefit.[1]

El-Sam’ani ka thëne se lutjen ne varrin e Es-Sabunit dëgjohen.[2]


[1] Ibn es-Subki, Tabakat esh-Shafi’ije el-Kubra (4:288).
[2]  Ibn el-Subki, Tabakat esh-Shafi`ije el-Kubra (4:271-292 §368).