Shejh Gibril Fuad Hadad

Shejh Gibril Fuad Hadad (GF Haddad) është shfaqur si një prej zërave më të qartë të Islamit tradicional në Perëndim dhe është duke fituar respekt shumë shpejt si një përkthyes i respektuar dhe interpretues i teksteve të shenjta Islame.

I lindur në 1960 në një familje Libaneze katolike e klasës së mesme në Beirut, Liban, ai deklaroi Shehadetin në vitin 1991 si një student i diplomuar në Universitetin e Kolumbisë në New York. Po atë vit, ai takoi mësuesin e tij, Mevlana shejh Nazim el-Hakani nga Çipro, prej të cilit ai morri tarikatin Nekshbendi. Më 1997 ai u zhvendos në Damask ku ka qëndruar me familjen e tij prej atëherë.

Prej mësuesve me të cilët ai ka qenë i nderuar të lexoj (studioj) janë: Dr. Nur ed-Din `Itr, Shejh Edib Kelas, Shejh Wehbi el-Gawxhi, Shejh Muhamed el-Ja`kubi, Shaykh Adnan el-Mexhd, Shejh Mu`tez el-Subejni, Dr. Semir en-Nas, Dr. Wahba el-Zuhejli, Shejh `Abd el-Hadi Harsa, dhe shejh Muhamed Mutij el-Hafiz. Ai po ashtu ka Ixhaze nga Dr. Muhamed ibn `Alewi el-Maliki dhe Shejh Husejn `Usejran, i fundit prej nxënësve të afërt të të devotshmit, Kadiut Shejh Jusuf en-Nebheni – Allahu i shpërbleftë të gjithë ata dhe vazhdoftë të na sjell dobi përmes tyre.

Prej veprave të tij të botuara janë “Emrat dhe Atributet e Allahut” nga Imam Bejhekiu, “Udhëtimi i Natës i Pejgamberit dhe ngjitja qiellore” nga Ibn `Alewi el-Maliki, “Albani dhe miqtë e tij: Një udhëzues konciz i lëvizjes selefite,” “Mevludi: Përkujtimi i lindjes së Pejgamberit, paqe dhe shpëtim mbi të,” shkruar si përgënjeshtrim i fetvasë së Mufti Taki Usmanit kundër celebrimit (të mevludit), veprën “Pejgamberët në Berzah” të Ibn Alewiut, “Jezu Krishti dhe nëna e tij e bekuar” nga Habib `Ali Xhifri, “Sunna Notes vëllimi 1: Historia e Hadithit dhe Principet (parimet),” dhe “Sunna Notes vëllimi 2: Risitë e shkëlqyeshme në Kur’an dhe Sunet.” Të ardhshmet: “Katër Imamët dhe shkollat e tyre,” Refuzimi i Fatawa Hamawijje i Ibn Tejmijes nga Kadi Ibn Xhehbeh el-Dimeshki, në të cilin ky i pari (Ibn Tejmije) i atribuon lartësi dhe drejtim sipër Allahut të Madhërishëm, dhe fjalorin e Haditheve të shpikura nga Mulla Ali el-Kariu.
Përktheu: Fatih Ibrahimi
© Ehli-Suneti.com