EL-HAKIM EL-NEJSEBURI

EL-HAKIM EL-NEJSEBURI

nga Shejh GF Haddad – Rebi`ul-Ewel, 1424

El-Hakim, Muhamed ibn `Abdullah ibn Muhamed ibn Hemdujeh, Ebu Abdullah ed-Debbi et-Temhani el-Nejseburi esh-Shafi’iî, i njohur edhe si Ibn el-Bejji` (321-405).

Mjeshtër i Hadithit, ekspert në kritikën e Hadithit ishte edhe mësues i mjeshtërve të hadithit. Ai mori hadithe nga rreth dy mijë autoritete në Horasan, Irak, Transoksiana dhe vende të tjera. Ndër mjeshtrit më të shquar që ka transmetuar hadith prej tij, ka qenë mësuesi e tij el-Darekutni – i cili e shpalli më të fortë në hadith se sa Ibn Mendehi, Bejhekiun, el-Kushejri, dhe të tjerët.

Ebu Hazim ka thënë që el-Hakim ishte i pashoq në kohën e tij në Horasan, Hixhaz, Sham, Irak, Rej, Taberistan, dhe Transoksianë.
Fama e tij u përhap me shpejtësi gjatë jetës e tij. Dhehebiu ka thënë: “Unë kamë parë një gjë te pabesueshme, që është se Muhadithi i Andaluzisë Ebu Umar el-Telemenki ka kopjuar librin Hakimit “`Ulum el-Hadith” (“Shkencat e hadithit”) në vitin 389 nga një mësues të cilin ai e emëroi, nga një tjetër transmetues, nga Hakimi.

Hakimi i takon brezit të dytë të shkollës Esh’arite. Ka mësuar doktrinën e Esh’arite në duart e studentëve të tij, në mesin e tyre Ebu Sehl el-Su`luki.
Ai mësoi Tesavufin (sufizmin) nga gjyshi i El-Sulami dhe nga mësuesi Amr ibn Nuxhejd, Ebu el-Hasan el-Bushenxhî, Ebu Se`id Ahmed ibn Jakub eth-Thekafi, Ebû Nasr el-Sefar, Ebu Kasim er-Razi, Xhafer ibn Nusejr, Ebu Amr el-Zuxhaxhi, Xhafer ibn Ibrahim el-Hedhdha, dhe Ebu Uthman el-Maghribi.

Hakimi ka thënë: “Unë kam pirë ujë nga Zemzemi dhe i kam kërkuar Allahut për përsosmëri për të shkruar libra”. Ai ishte autor i veprave në vijim në mes tjerash:-

– El-Ebwab
– Amâlî
– Amâlî al-`Ashiyyât
– Fadâ’il al-Shâfi`î
– Fawâ’id al-Nusakh
– Fawâ’id al-Khurâsâniyyîn
– Al-Iklîl fî Dalâ’il al-Nubuwwa
– Al-`Ilal
– Mâ Tafarrada bi Ikhrâjihi Kullu Wâhidin min al-Imâmayn
– Al-Madkhal ilâ `Ilm al-Sahîh
– Ma`rifat Anwâ` `Ulûm al-Hadîth
– Al-Mustadrak `alâ al-Sahîhayn
– Muzakkâ al-Akhbâr
– Al-Sahîhân
– Al-Talkhîs
– Tarâjim al-Musnad `alâ Shart al-Sahîhayn
– Tarâjim al-Shuyûkh
– Târîkh `Ulamâ’ Ahl Naysabûr, etc.

Është transmetuar se një njeri i letrave me emrin Ebu el-Fadl el-Hemedhani erdhi në Nejsebur, ku njerëzit filluan ta ndjekin atë dhe e emëruan si Bedi `uz-Zaman (” Mrekullia e Epokës) pas së cilës u vetmagjeps.
Nëse ai kishte dëgjuar dikë të recitoi njëqind vargje të poezisë vetëm një herë ai ishte në gjendje ti recitonte ato nga mendja (kujtesa) duke filluar nga fundi e të kthehej në fillim.
Një ditë ai kritikoi dikë për thënien :”Kështu-ashtu memorizuesi i hadithit,” që thoshte ” memorizimi i hadithit! A ja vlen të përmendët?”

Kur dëgjoi për këtë, Hakimi i dërgoi atij një libër të hadithit dhe e sfidoi atë për ta mësuar përmendësh atë në një javë. Hemedhani ia kthej librin atij dhe i tha:” Kush mund të mësoj përmendësh këtë? Muhamedi djali i këtij atij, Xhaferi djali atij-këtij, transmetuar nga kështu-dhe-kështu. – Ajo është e mbushur me të gjitha llojet e emrave dhe të termave të ndryshme.” Hakimi i tha: “Prandaj njihe veten, dhe dije se për të mësuar përmendësh diçka të tillë si kjo, është përtej mundësive tua”.Vepra Mustedrek e Hakimit u kritikua nga dijetarët e hadithit për shkak të numrit të gabimeve dhe pasaktësive të gjetura në të. Sahaviu në veprën el-I’lan wel-Tewbih dhe të tjerë përmendin se ai deklaron shumë transmetime të falsifikuara të jenë rigorozisht autentike – sipas disa autoriteteve deri në 100 të tilla, pa përmendur ato të dobëtat, në vend që t’i përmbahej kriterit të tij të deklaruar që do të ruhen vetëm transmetimet me zinxhirë të rangut të Buhariut dhe Muslimit. 

El-Dhehebi e teproi në atë ku thotë se ndjen keqardhje që Hakimi e kishte përpiluar Mustedrek-un në vendin e parë.2
Klasifikimi i tij për Hakimin “në mesin e atyre që janë të butë, si Tirmidhiu”3 nuk ka të bëjë me Hakimin në përgjithësi, por vetëm për klasifikimet e tij të transmetimeve në veprën Mustedrek, të cilët dijetarët e vënë në dukje se e ka përpiluar në pleqërinë e tij, duke pasur për qëllim që ta rishikoj atë, një detyrë e mbetur e papërfunduar përpos vëllimin të parë.4 Kjo është vërtetuar nga fakti që gabimet e Hakimit janë më pakta në vëllimin e parë të Mustedrekut, siç tregohet nga vet korrigjimet e pakta të Dhehebiut që ka pasur aty. “Përpos Mustedreku,” ka thënë Shejh Mahmud Memdûhi, “qëndrimet e tij janë po aq të rreptë sa ato të secilit imam tjetër të përpiktë të hadithit”5 Në fakt, Hakimi shpesh kritikon Buhariun dhe Muslimin të kenë transmetuar hadithe nga transmetuesit të cilët kanë qenë të dyshimtë.6 Më saktë, kriteri i sigurisë (sihha) për të dy, Hakimin dhe Dhehebiun përfshinë të transmetimet që të tjerët i kanë klasifikuar si hasen (të mira) .7

El-Kattani në veprën el-Risala el-Mustetrefa përshkroi Mustedrekun si të përbërë nga gjysma e transmetimeve të plota sipas kritereve të Buhariut dhe Muslimit, një çerek i transmetimeve të plota që nuk i përmbushin kriteret e tyre, dhe një çerek transmetime të dobëta duke përfshirë edhe falsifikimet. Ndër komentet me tehrixh të Mustedrekut është vepra Telkis el-Mustedrek nga Dhehebiu, Tewdih el-Medrek fi Teshih el-Mustedrek nga Sujutiu, një vepër nga Burhanudin el-Helebi, dhe të tjera si vepra e fundit, Tenbih el-Wahim nga Ramadan Ali Muhamed.

Një kritikë tjetër është dyshimi për Shi’izëm. Dhehebiu në një vend e quan atë “njëri prej oqeaneve në dituri edhepse pak Shi’i”, një herë tjetër “Hakimi, Shi’iti” dhe në një vend tjetër “një Shi’i i famshëm”,8 një jehonë e vërejtjes së Ibni Xhevziut: “Hakimi anonte kah shi’zmi (mutesheji`) dhe kjo është një tipar i tij flagrant.”9 Ibn es-Subki e refuzon emërtimin si Shi’i si të pabazë sepse Ibn Asakiri e përmend Hakimin në mesin e Esh’arinjëve që i konsiderojnë Shi’itët novatorë. Mirëpo, ky emërtim përdoret akoma për njollosje, nga ata të cilët kundërshtojnë qëndrimet e tij kur këto janë kundër tyre, dhe nga ata të cilët e kundërshtojnë atë për shkak se ishte pasues i Esh’ariut, ose për shkak se ishte Sufi.

Hadithi i pare të Pejgamberit (s.a.v.s.) që e transmetoj Hakimi në Ma`rifeti `Ulum ul-Hadith është: “Allahu e ndriçoftë fytyrën e atij që dëgjon një nga thëniet e mia dhe pastaj e përcjell atë tek të tjerët. Mund të jetë që ai që bart të kuptuar pa qenë person i dijes, mund të jetë që ai bart të kuptuar tek dikush që posedon më shumë të kuptuar se ai.”10

Më 3 Sefer 405H (2 Gusht 1014), Hakimi hyri në banjë, dhe doli pasi u la, tha “Ah” dhe vdiq i veshur vetëm me një copë beli, pa pasur kohë të vishte një këmishë. Hasan ibn Esh`ath el-Kureshi ka thënë: “E kam parë Hakimin në ëndërr duke kalëruar një kalë, në një dukje (të jashtme) të bukur, dhe dukë thënë: ‘Shpëtim.’ Unë e pyeta atë: `Hakim! Në çka?’ Ai u përgjigj: “’Shkrim të hadithit.'”11

 

SHËNIME:

1 Shih: Ibn Hiban, el-Mexhruhin (2:215), el-Hatib, Tarih Bagdad (1:142), el-Hakim (Botimi 1990, 2:319, 2:648, dhe 3:195), Fejd el-Kedir (1:205), Tedhkirat el-Hufaz (1:77 garib), Mizan (nën: Kasim ibn Ibrahim el-Hashimi), dhe Sijar (Risala, ed. 4:342-343).

2 “Do të kishte qenë më mire nëse Hakimi nuk do ta kishte përpiluar asnjëherë atë”! Siç është përmendur nga Dr. Bashshar `Awwad Ma`ruf në tezën e tij të doktoraturës “el-Dhehebi we Menhexhuhu fi Kitabihi Tarikh el-Islam.

3 Në Dhikr Men Ju’temedu Kawluhu fîl-Xherh wel-Ta`dil (p. 172).

4 Cf. el-Sakhawi, Fet’h el-Mugith (1:36) dhe Memduh, Ref el-Minara (fq. 153 n. 1).

5 Ibid.

6 ShejhAbdullah Siraxhudin thotë në Sherh el-Menzuma el-Bejkunijje (fq. 47): “Sujutiu thotë në el-Tedrib [ed. Egjiptitian, fq. 72] që Ibn el-Salahu i ka përjashtuar hadithet të cilat janë kritikuar [prej thënies së tij që të gjitha që janë në dy sahihet është padyshim sahih]. Këto janë hadithe të cilat i kanë kritikuar Darekutni dhe të tjerët, 210 transmetime siç ka thënë hafiz Ibn Haxheri, 32 që gjenden (njëkohësisht) edhe tek Buhariu edhe Muslimi, ndërsa vetëm tek Buhariu 78 dhe vetëm tek Muslimi 100.”

7 Për një kritikë të thënjes së Dhehebiut në lidhje me butësisë së Tirmidhiut shih kryeveprën e Itr-së el-Imam el-Tirmidhi.

8 Dhehebiut i pëlqen të bëj tollovi rreth kujtdo të cilit ai dyshon për shi’izëm`.” El-Ghumari, el-Mudawi (5:424). Dhehebu shkon aq larg – në Sijar (10:627) – sa që deklaron që Hakim anon kah Keramijtë!

9 Ibn el-Xhevzi, el-Muntezem (8:269).

10 Një hadith i transmetuar përmes disa rrugëve (mutewatir) nga këta Sahabë:

• (1) Zejd ibn Thabit nga Tirmidhiu (hasen në versionet e botuara), Ebu Davudi, Ibn Maxhe, Ahmedi, Darimiu, Shafiu në veprën e tij Risala (§1102), Taberaniu në veprën el-Kebir (§4891-4892, §4925, §4994), Ibn `Abdel-Berr në Xhami` Bejan el-`Ilm (1:175 §184), el-Ramehurmuzi në el-Muhaddith el-Fasil (fq. 64), Ibn Ebi Asim në el-Sunna (fq. 45 §94), Hatibi në Sheref As’hab el-Hadith (fq. 24) dhe në el-Fakih we el-Mutefakih (2:71), Tahaviu në Sherh Mushkil el-Athar (2:232=4:282 §1600), dhe Ibn Hiban (1:270 §67, 2:454 §680), të gjithë me zinxhirë të besueshëm siç është deklaruar nga Ana’uti dhe të tjerët;

• (2) Xhubejr ibn Mut`im nga Ibn Maxhe, Ahmed, Darimiu, Taberaniu in El-Kebir (§1541-1544), Ebu Je’la në Mesnedin e tij (1:347 §7413), Hakimimi (1:87= 1990 ed 1:162), el-Kuda`iu në Musned el-Shihab (§1421), Tahaviu in Sherh Mushkil el-Ethar (2:232= 4:282 §1601), Hatibi në Sheref Es’hab el-Hadith (fq. 18), dhe Ibn `Abdel-Berr në Xhami` Bejan el-`Ilm (1:184-187 §195-197), të gjithë me zinxhirë të dobët për shkak të Muhammad ibn Is’hakut i cili është modellis, cf. el-Hejthemiu (1:139);

• (3) Enesi nga Ibn Maxhe, Ahmed, Taberaniu në el-Ewsat, dhe Ibn `Abdel-Berr në Xhami` Bejan el-`Ilm (1:187-189 §198-199) me zinxhirë të dobët – siç është deklaruar nga Hejthemiu (1:138-139) – fuqia e shumësisë së transmetimeve që e ngre atë në shkallë të besueshme.

• (4) Ebu Se`id el-Hudri nga el-Bezzar me një zinxhirë të besueshëm të transmetuesve përpos Se`îd ibn Bazigh i cili mund të jetë i panjohur siç është deklaruar nga Hejthemiu (1:137);

• (5) Ebu el-Derda’ nga Darimiu dhe Taberaniu në El-Kebir me një zinxhirë shumë të dobët për shkak të Abdurrahman ibn Zejd (“ibn Zubejd el-Jami” tek Darimiu) siç është cekur nga el-Hejthemiu (1:137);

• (6) `Umejr Katada el-Lejthi nga Taberaniu në El-Kebir me një transmetues gjendja e të cilit është e pasigurtë siç është përmendur nga Hejthemiu (1:138);

• (7) el-Nu`man ibn Beshir nga Taberaniu në El-Kebir me një zinxhirë shumë të dobët për shkak të `Isâ el-Habbat dhe nga Hakimi (1:88=1990 ed 1:164) me një zinxhirë të fortë siç është konfirmuar nga Dhehebiu dhe siç është dëshmuar Hejthemiu (1:138);

• (8) Xhabiri dhe • (9) Sa`d ibn Ebi Wekasi nga Taberaniu në el-Ewsat me zinxhire të dobëta siç është deklaruar nga Hejthemiu (1:138-139);

• (10) Ibn Mes’udi nga Tirmidhiu me dy zinxhirë (hasan sahih), Ibn Maxhe, Ahmedi, Ebu Je`la në Musnedin e tij (§5126, §5296), Shafiu në të tijin (1:14), Begheviu në veprën Sherh el-Sunna (1:233-234), Hatîbi në el-Kifaje (fq. 29, fq. 173) dhe Sheref As’hab el-Hadith (fq. 18-19, fq. 26), Bejhekiu në Ma`rifet el-Sunen (1:15-16, 1:43) dhe Dela’il el-Nubuwe (6:540), Ebu Nu`ajm në Tarih Esbahan (2:90) dhe el-Hilja (7:331) ku ai e vlerësoi si sahih, Hakimi në Ma`rifet `Ulum el-Hadith (fq. 322), Ibn `Abdel-Berr në Xhami` Bejan el-`Ilm (1:178-182 §188-191), Ibn Hibani (1:268 §66, 1271-272 §68-69) me tre zinxhire të mirë sipas Arna’utiy, njëri prej tyre me fjalët “Allah mëshiro atë i cili dëgjon një hadith prej meje dhe pastaj e përcjell atë…”

El-Katani në Nezm el-Mutenathir shton këta sahabë-transmetues të këtij hadithi:

• (11) Beshîr ibn al-Nu`man;
• (12) Mu`adh ibn Xhebel;
• (13) Ebu Kirfasa;
• (14) Rabi`a ibn `Uthman el-Tejmi;
• (15) Ibn `Umer;
• (16) Zejd ibn Halid el-Xhuhani;
• (17) `Aisha;

•  (18) Ebu Hurejra, dhe
• (19) Shejba ibn `Uthman

Versioni i tirmidhiut nuk përmend fjalinë e fundit, ndërsa Shafiu shton “dhe i ruajtë ata nga mashtrimi.” Ky është transmetimi i parë në librin el-Shari`a nga el-Axhuriu. Në lidhje me variantin e fjalëve të këtij hadithi të rëndësishëm po ashtu shih veprën El-Resul al-Mualim bga Abdel-Fetah Ebu Ghudda (fq. 55-56).

11. Tabijin (fq. 226-229); Mizan (3:608 §7804, 3:551 §7544); Sijar (13:97-106 §3714); Tabakat el-Shafi`ijjeh el-Kubra (4:155-171 §329).

 

Përktheu: Arta Avdiu
© Ehli-Suneti.com