Shejh Habib Ali Xhifri

Lindja

Habib Ali është i lindur në qytetin Xheddah në mbretërin e Arabisë Saudite pak para perëndimit të Premtes së 20 të muajit Sefer 1391 H (16 Prill 1971), nga prindër të cilët të dy janë pasardhës të Imam Huseinit, të birit të Aliut (ra).

Prejardhja:
Ali Zain el-Abidin i biri i Abdur-Rahman i biri i Aliut i biri i Muhamedit i biri i Aleviut i biri i Aliut i biri i Aleviut i biri i Aliut i biri i Ahmedit i biri i Aleviut i biri i Abdur-Rahman Mevla el-Ersha i biri i Muhammedit i biri i Abdullah el-Tarisi i biri i Alevi el-He was i biri i Ebu Bekr el-Xhifri i biri i Muhamedit i biri i Aliut i biri i Muhamedit i biri i Ahmedit i biri i Fekihut el-Mukaddem Muhamed i biri i Aliut i biri i Muhamed Sahab Murbat i biri i Ali Hali` Kasam i biri i Aleviut i biri i Muhamedit i biri i Aleviut i biri i Ubeidullah i biri i Ahmed el-Muhaxhir ila Allah (përkth: ai i cili bën hixhret në dretim të Prezencës Hyjnore) i biri i Isës, i biri i Muhamed el-Nakib i biri i Ali el-Ureidhi i biri i Xhafer es-Sidikut i biri i Muhamed el-Bekir i biri i Ali Zein el-Abidin i biri i Huseinit (nipi i Pejgamberit të Zotit s.a.v.s.) i biri i Aliut (ra) i biri i Ebu Talibit, burri i Fatime ez-Zehrasë bijës së të Dërguarit të Allahut s.a.v.s.
Nëna e tij e nderuar është Merumeh e bija e Hasanit i biri i Aleviut i biri i Hasanit i biri i Aleviut i biri i Ali el-Xhifri.

Shkollimi:
Ai filloi të mësoj dituri qysh prej fëmijërisë së hershme nga mësuesi i tij i parë, nga dijetarja dhe njohësja e Zotit Safiah bintu Alawi ibn Hasan el-Xhifri. Ajo kishte një ndikim të madh në të dhe në drejtimin që ai morri në kërkim të diturive dhe spiritualitetit.
Ai u shkollua në shkencave hyjnore dhe shkencave të udhëtimit shpirtëror në duart e dijetarëve dhe mësuesve shpirtërore, në mesin e tyre:
• Dijetari dhe mësuesi shpirtëror Habib Abdul-Kedir ibn Ahmed el-Sakaf në Xheddah, me të cilin ai mësoi përmbledhjet e haditheve autentike të Buhariut dhe Muslimit, si dhe “Ripërtritja e shkencave fetare” nga Imam Gazaliu dhe vepra të tjera të rëndësishme. Ai vazhdoi të mësoi direkt nën kujdesin e mësuesit të tij prej moshës 10 vjeçare deri në moshën 21 vjeçare.
• Dijetari dhe mësuesi shpirtëror Habib Ahmed Meshhur Bin Taha El-Hedad, autori i shumë librave të famshme. Prej librave që ky mësoi nën këtë mjeshtër ishte: ‘Sqarimi i diturisë sekrete, e ditur nga ata që janë afër Prezencës Hyjnore’.
• Dijetari dhe mjeshtri Muhamed ibn Alevi el-Maliki el-Haseni, mjeshtri i hadithit të haremeve, nën të cilin ai studioi Terminologjinë e Hadithit, Parimet ligjore dhe biografinë e Pejgamberit.
• Dijetari dhe mësuesi El-Habib Ettas el-Habshi.
• Dijetari Habib Ebu Bekr el-Meshhur el-Edeni, autori shumë veprave.
• Dijetari Shejh Muhamed Ba.
• Ai u regjistrua në Universitetin e Studimeve Islame në Sena’a, Jemen, prej 1412H / 1991 M deri 1414H / 1993M. Gjatë kësaj kohe atij iu dha mundësia të studioj direkt nën Habib Muhamed ibn Abdullah el-Hedaar i cili ishte në ditet e fundit të tij, kështu që ai shkoi në Qendrën e mësimit të Habibit në qytetin Baeda në Jemen. Ishte kjo etapa kur ai filloi të zhvendoset prej studimeve teorike në të kërkuarit e Zotit, pasi që ai përfitoi shumë nga metodologjia e të ndjerit Habib Muhamed el-Hadar në të përjetuarit e diturisë, dhe ta bësh ndikimin e saj realitet.
• Gjatë asaj faze lidhja ndërmjet atij dhe dijetarit të madh dhe mësuesit Habib Omer ibn Muhamed ibn Salem ibn Hafiz, (i cili ishte nga njerëzit më kryesorë të Qendrës së mësimit të Habib Muhamed El-Hedaar) ishte forcuar. Ai më vonë shkoi në Qytetin e Sheherit që të jetë me të.
• Ai u vendos në Terim nën shoqërimin e Habib Omar ibn Muhamed ibn Hafiz prej vitit 1993 to 2003.

Përktheu: Fatih Ibrahimi,
© Ehli-Suneti.com
Burimi: www.alHabibAli.com