Imam el-Kuduri (362-428H) – Biografi e shkurtër e dijetarit hanefij

46994_10151255070842455_585203792_n

Ai është Ebu Hasan Ahmed ibn Muhammed bin Ahmed ibn Xhafer ibn Hamdan el-Kuduri el-Bagdadi, Juristi (fekihu) Hanefij, i lindur më 362H. “El-Kuduri” është një atribuim për shitjen e vazove (kudur).

Ebu Hasan el-Kudurij dituritë e fikhut i mori nga Ebu Abdullah Muhammed ibn el-Xhurxhani, e ky nga Ebu Bekr Raziu, e ky nga Ebu Hasan el-Kerhij, e ky nga Ebu Seid el-Berda’, e ky nga ‘Ali el-Dakkak, e ky nga Ebu Sehl Musa ibn Nasr er-Razi, e ky nga Muhammed ibn Hasan esh-Shejbani, e ky nga Imami Adham Ebu Hanife.

Imam El-Kuduri ishte një nga As’hab-ut-Terxhih (juristët që peshuan dhe analizuan fortësinë e qëndrimeve të ndryshme brenda medhhebit). Udheheqja e hanefijve në Irak mori fund me të, dhe nami i tij u rrit. Ai përmendet në veprat hanefite el-Hidajeh dhe dhe al-Khulasah. Ai vdiq më 15 Rexhep të vitit 428AH në Bagdad, dhe ishe varrosur në shtëpinë e tij, por më vonë është transportuar dhe varrosur pranë Ebu Bekr el-Khawarizmi, një tjetër juristi Hanefij.

Ai shkroi: El-Muhtesar, përmbledhje e fikhut që mban emrin e tij (Muhtesar el-Kuduri). Sherh Muhtesar el-Karkhi, el-Texhrid, në shtatë vëllime, ku përfshihet çështjet e mospajtimeve ndërmjet hanefijve dhe shafi’ijve. Et-Tekrib, gjithashtu në lidhje me çështjet e mospajtimeve, një përmbledhje të cilën e kishte përpiluar për djalin i tij, dhe disa vepra të tjera.

Përktheu: Fitore N. Bytyçi