Shejh Zaid Shakir

Shejh Zaid Shakir është lindur në Berkeley, Kaliforni, dhe e pranoi islamin në 1977 gjatë shërbimit në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Ai morri gradën BA (Artium Baccalaureus) me nderime në Marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin Amerikan në Washington D.C. dhe më vonë morri gradën mastër në Shkenca Politike në Universitetin Rutgers, ku ai filloi aktivitetet si anëtar aktiv në aktivitetet kampore. Pas një viti studimi të arabishtes në Kairo, Egjpit, ai u vendos në New Haven, Konektikut në vitin 1988 ku ai bashkëthemeloi “Mesxhid el-Islam” dhe po ashtu dha mësim si profesor ndihmës i Shkencave Politike në Universitetin Shtetëror të Konektikutit Jugor deri në largimin e tij për në Siri dhe Marok për të vazhduar studimet e tij në Shkencat Tradicionale Islame.

Pasi studioi Arabishtën, Ligjin Islam, Shkecnat Kur’anore, dhe Spiritualitetin Islam për shtat vite me disa nga dijetarët më të mëdhenj Musliman të kohës sonë, ai u kthye në Connecticut në vitin 2001 për të vazhduar punën e tij me komunitetin Musliman në Amerikë. Ai është një autor i respektuar dhe ligjërues i njohur për çështjet Afrikano-Amerikane dhe Islamit në kontekstin Amerikan. Ai ka përkthyer tre libra, duke përfshirë “Trashëgimtarët e Pejgamberëve” e cila është botuar në 2001-tën 2001. Në 2003, ai u zhvendos me familjen e tij në Hejvard, Kaliforni ku ai tani punon si profesor dhe dijetar-me-banim në “Zejtuna Institute”.

Përktheu: Fatih Ibrahimi
© Elhi-suneti.com