Shejh Muhamed Jakubi

Shejh Muhamed Jakubi rrjedh nga një familje dijetarësh prejardhja e së cilës shkon prapa deri tek Pejgamberi s.a.v.s., përmes nipit të tij Sejidina Hasanit (r.a.). Shejh Muhamed ka lindur në Damask më 13 Dhul-Hixhe 1382H (7 Maj 1963). Si një fëmijë i vogël, ai është zvarritur në xhaminë e madhe Umejide dhe xhaminë Derwishijje, ku babai i tij ishte mësues për 40 vite, dhe u ul në prehrit e disa prej dijetarëve më të mëdhenj.

Që prej kur ishte katër vjeçar, Shejh Muhamedi e ka shoqëruar babain e tij në të gjitha vizitat, mbledhjet, orët (e mësimit), si private ashtu edhe publike, si në shtëpi ashtu edhe jashtë. Babai i tij u kujdes për të dhe ishte edhe mësuesi i tij edhe mësuesi i tij shpirtëror. Nën mbikëqyrjen e tij, Shejh Muhamedi ndoqi një program mësimor solid tradicional që nga mosha katër vjeçare, duke mësuar, hap-pas-hapi, veprat kryesore klasike të disiplinave të ndryshe të Sheriatit, si dhe disiplinave ndihmëse. Shejh Muhamedi bindshëm studioi me babain e tij mbi 500 libra në kursin prej 20 viteve, disa prej tyre prej fillimit deri në fund, e disa prej tyre pjesërisht, disa prej veprave janë disa-vëllimshe, dhe disa janë vepra të vogla koncize.

Disa prej librave që Shejh Muhamedi ka studiuar me babain e tij janë këto në vijim: shumicën e gjashtë koleksioneve të hadithit, Muwetanë e Jahja el-Lejthit, pjesën më të madhe të Muwetasë së Imam Muhamedit me Sherhin (shpjegimin) e Leknewiut, shumicën e Muwafekatin e esh-Shatibiut, vëllimin e parë dhe pjesë tjera (të pesë vëllimeve) të veprës el-Hashije të Ibn Abidinit, Ihja ‘Ulumi Din e Gazaliut, el-Hidaja nga Merghinani, Mughni el-Lebib të Ibn Hishamit, pjesë të Kitab Sibawejhi, Mijar el-Ilm të  Gazaliut, disa vëllime të Sherh Sahih Muslim nga Neveviu, disa vëllime të Irshad es-Sari të Kastalanit, gjysmën e Medarik et-Tewil të Nesefiut, Hashijet es-Sawi në lidhje me Tefsir el-Xhelalejn, tre vëllime të Mu’xhem Mekajis el-Lugha të Ibn Farisiut, el-Bejan wet-Tebjin nga el-Xhahiz, disa vëllime të Wefajat el-Ajan nga Ibn Halikaniu, dhe Tabakat esh-Shafi’ijeh el-Kubra nga Ibn es-Subki, Mekamat el-Heriri. Në fakt, Shejh Muhamedi e ka shkruar një thebet (listë të detajuar) me emrat e librave që ai ka studiuar me babain e tij, të titulluar “Perlat e fshehura”. Ky libër është një testament (dëshmi) e investimit të dashurisë dhe energjisë së pakufizuar të babait të tij ndaj tij për sa i përket përçimit të dijes dhe eksperiencës fëmijëve të vet, një gjë e rrallë kjo në ditët tona.

Gjatë viteve të studimit të tij, Shejh Muhamedi kaloi përmes një përgatitje shpirtërore në shtegun Sufi, nën mbikëqyrjen e babait të tij, i cili është një Weli dhe Murshid i njohur për ndershmërinë dhe asketizmin e tij. Shejh Muhamedi studioi veprat kryesore të Tesavufit nën mbikëqyrjen e babait të tij, e shoqëroi atë, dhe ishte shërbyesi i tij, bartësi i këpucëve të tij, të cilin ai e konsideron si çelësin e arritjes së tij. Shoqërimi i babait të tij e ekspozoi atë ndaj një pasurie të dritës, urtësisë, dhe diturisë, një eksperiencë që ishte shumë larg asaj që mund të arrinte dikush nga librat ose nga takimet e rastësishme me mësues.

 

Përktheu: Fatih Ibrahini
© Ehli-Suneti.com
© Sunnipath.com

One thought on “Shejh Muhamed Jakubi

Comments are closed.