Shejh Hamza Jusuf Hanson

Hamza Jusuf

Sheikh Hamza Yusuf Hanson është lindur ne Walla Walla, Washington, dhe është rritur në Kaliforninë e Veriut.

Ai e përqafoi Islamin në 1977 në Santa Barbara, Kaliforni, ndërsa ishte ende adoleshent, dhe menjëherë pas kësaj u nis për të studiuar arabisht, jurisprudence islame, filozofi dhe psikologji shpirtërore me mësues tradicional në boten Islame.  Fillimisht studioi katër vjet në Emiratet e Bashkuara Arabe pastaj u zhvendos për në Medine, e me pas në Algjeri, Marok, e së fundi në një medrese unike në shkretëtirën e Saharasë në Afrikën Perëndimore, për të studiuar me Sheikhun Murabit El-Haxh.

Pas 10 vjetësh studime jashtë vendit, ai u rikthye në SHBA dhe u diplomua në Infermieri në „Imperial Valley College“ dhe Studime Fetare ne universitetin San Jose State.
Është bashkëthemelues i “Zaytuna College”, me vendndodhje ne Berkeley, Kaliforni. Ai ka shërbyer si këshilltar për shumë organizata, drejtues, dhe udhëheqës shtetesh. Ai është një prej mbrojtësve kryesore te Islamit klasik tradicional dhe e ka promovuar metodologjinë e mësimeve klasike anë e mbanë botes. Në 2009 ai u cilesua si „Intelektuali mysliman më me influencë në botën Perëndimore“ në listën „500 Myslimanet më me influencë“ të edituar nga John Esposito dhe Ibrahim Kalin.

Hamza Yusuf ka hartuar disa artikuj enciklopedike dhe studime akademike. Librat e tij janë „The Burda“ (2003) „Purification of the Heart“ (Pastrimi i zemrës, 2004), „The Content of Character“ (Përmbajtja e Karakterit, 2004), „The Creed of Imam Tahawi“(Kredoja e Imam Tahaviut, 2007), „Agenda to change our condition“ (Programi për të ndryshuar gjendjen tonë, 2007), dhe „Walking on the water“ (Të ecësh mbi ujë, 2010).

Përktheu: Ajlin Isaj