Imam Ibn Asakir (499-571 H)

Imam IBN `ASAKIR el-Esh’arij esh-Shafii

nga: Dr. G.F. Haddad

Përktheu: Fatih Ibrahimi

© www.ehli-suneti.com

`Ali ibn Hasan ibn Hibetullah ibn `Abdullah, Thikatud-Din, Ebu el-Kasim, i njohur si Ibn `Asakir ed-Dimeshkij esh-Shafi`i el-Esh`ari (499-571), imami i mjeshtërve të hadithit në kohën e tij dhe historiani i Damaskut.

Ibn el-Nexhar ka thënë: “Ai është imami i dijetarëve të hadithit në kohën e tij dhe lideri prijës në memorizim, verifikim të përpiktë, njohje të hollësishme në shkencat e hadithit , besueshmëri, fisnikëri, dhe ekselencë në të shkruar si dhe recitim të bukur.”

I lindur në një familje të mbushur me dituri, ai filloi edukimin e tij prej dijetari në moshën gjashtë vjeçare, duke marrë pjesë në tubimet e fikhut të vëllait të tij të madh  Sa’in ed-Din ibn Hibet Allah el-Hasan (vd. 563).  Mësoi arabishtën dhe gramatikën në duart e gjyshit të tij (nga nëna) Ebu el-Mufeddal el-Kureshi. Dy xhaxhallarët e tij dhe një nga vëllezërit e tij ishin radhazi në krye të gjykatës në Damask, Ebu el-Me `ali Muhamed ibn Jahja ibn ‘Ali el-Kurashi (v. 537), Ebu el-Mekerim Sulltan ibn Jahja (d . 530), dhe Muhammed ibn el-Hasan.

Kur Ibn `Asakiri arriti moshën e pjekurisë ai tashmë zotëronte certifikata të hadithit nga dijetarët e Damaskut, Bagdadit dhe Horasanit. Në moshën njëzet vjeçare, pasi babai i tij vdiq, ai udhëtoi nëpër botën islame në kërkim të transmetimeve të hadithit dhe kreu pelegrinazhin, duke u kthyer në Damask për të udhëtuar përsëri disa herë (këtë relacion) në mes viteve 519 dhe 533, “i vetëm, përpos takwasë që e mori si shoqërues të tij,” ka dëgjuar hadithe nga 1300 mësues meshkuj dhe afër 80 mësuese femra në Bagdad, Meke, Medine, Asbahan, Nejsebur, Merw, Tibriz, Mihana, Bejhek, Husruxhird, Bistam, Herat, Azerbejxhan,  Kufe, Hamadhan, Rej, Zenxhan, Bushanxh, Sarhas, Simnan, Xherbedhkan, Mewsil dhe vende tjera.

Pas vitit 533 ai u ul të jep mësime hadithi në një qoshe të xhamisë Umejjide në Damask, pastaj në shkollën Dar el-Sunneh (më pas e riemëruar Dar el-Hadith) ndërtuar për të nga el-Malik el-`Adil Nur el-Din Mahmud ibn Zenki. Ai u shmang nga çdo lloj i posedimit material dhe dorëheqje nga detyra e ligjëruesit kryesor, duke u koncentruar në mësim, shkrime, dhe adhurim. Studenti i tij më i famshëm ishte sulltan Salahudin el-Ejjubi, i cili ndoqi funeralin e tij pas imam el-Kutb el-Nejseburit.

Ibn `Asakiri është varrosur në varrezat Bab el-Saghir, pranë babait të tij, afër varrit të Halifit Mu’awijeh ibn Ebi Sufjan.

Ibn `Asakir shkroi mbi njëqind libra dhe letra dhe ka transmetuar diç me pak se pesëqind mësime hadithi. Prej veprave të tij më të mëdha veçojmë:

1. Tarih Dimeshk në tetë vëllimes.1 Ibn Halikani ka thënë që, ngjajshëm si Tarih el-Rusul we el-Muluk i el-Taberiut, përmban disa libra që mund të lexohen veçmas.

2. el-Muwefekat `ala Shujuh el-A’immah eth-Thikat në shtatëdhjetë e dy vëllime.

3. `Aweli Malik ibn Enes dhe Dhayl-lin e saj në pesëdhjetë vëllime.

4. Gara’ib Malik  në dhjetë vëllime.

5. el-Mu`xhem ku paraqet vetëm emrat e shejhëve të tij, në dymbëdhjetë vëllime.

6. Menalib el-Shubban në pesëmbëdhjetë vëllime.

7. Libra rreth “vlerave të mëdha”: Feda’il As’hab el-Hadith në njëmbëdhjetë vëllime, Fadl el-Xhumu`a, Fadl Kurejsh, Feda’il es-Siddik, Feda’il Mekkeh, Feda’il el-Medine, Feda’il Bejt el-Mukaddes, Feda’il `Ashura’, Feda’il el-Muharrem, Feda’il Sha`ban.

8. El-Ishref `ala Ma`rifa el-Etref.

9. Ahbar el-Ewza`i.

10. El-Musalselat.

11. El-Suba`ijat në shtatë vëllime, në të cilën paraqet transmetime që përmbajnë vetëm shtatë transmetues deri te Pejgamberi s.a.v.s.

12. Tebjin Kedhib el-Muftari Fima Nusibe ila Ebi el-Hasan el-Esh`ari, në mbrojtje të el-Esh’ariut dhe shkollës së tij të cilën ai e ndau në kapituj, si në vijim:

a) Gjenealogjia e Ebu el-Hasan el-Esh’ariut

b) Hadithet Pejgamberike që kanë të bëjnë me të.

c) Nami i el-Esh’ariut për dituri

d) Nami i tij për devotshmëri dhe adhurim

e) Lufta e tij kundër novacioneve dhe ithtarëve të saj

f) Ëndrrat që tregojnë gradën e tij të lartë

g) Pesë gjeneratat e studentëve të tij (2)

h) Ata që sulmojnë el-Esh’ariun dhe nxënësit e tij

Ai përfundon librin e tij me rreshtat e poezisë në vijim::

Unë kam zgjedhur një doktrinë që në asnjë mënyrë nuk i ngjason novacionit,
por të cilën pasardhësit besnikërisht e morën nga paraardhësit
Ata të cilët janë të drejtë (të paanshëm) e deklarojnë doktrinën time të besueshme,
ndërsa ata që kritikojnë atë kanë braktisur paanshmërinë.

13. Jewm el-Mezid në tre vëllime.

14. Bejan el-Wahm we el-Tahlit fi Hadith el-Atit (“Ekspozimi i gabimit dhe konfuzionit në transmetimin rreth oshtimës (së Fronit)”). (3)

15. Erba`un Hadithen fi el-Xhihad.

16. Erba`un Hadithen `an Erba`ina Shejhan min Erba`ina Medina.

 

Ibn `Asakir definon hadithin në rreshtin në vijim të poezisë:

Ai shpjegon Librin, dhe Pejgamberi foli vetëm në emër të Zotit të tij.

 

I biri i Ibn `Asakirit, Beha’ ud-Din el-Kasim ibn `Ali, ka thënë:

Babai im ishte këmbëngulës në namaze me xhemat dhe recitim të Kur’anit. Ai e recitonte atë një herë në javë, duke e përfunduar atë në ditën e Xhuma, dhe një herë në ditë gjatë Ramazanit, kohë kjo gjatë së cilës ai hynte në izolim (i`tikaf) në Minaren Lindore. Ai kryente shumë namaze vullnetare, devocion dhe lutje. Ai kalonte netët para dy festave (bajrameve) zgjuar në namaz dhe lutje. Ai e merrte vetën në llogari për çdo moment që kalonte.

Ibn es-Subki përcjell që mjeshtri i hadithit el-Mundhiri e pyeti shehun e ti Ebu el-Hasan `Ali ibn el-Mufaddal el-Makdisi: “Cili prej këtyre katër mjeshtërve bashkëkohor të hadithit është më i madhi?” Ai tha: “M’i përmend ata.” El-Mundhiri tha: “Ibn `Asakir dhe Ibn Nesir?” Ai u përgjigj: “Ibn `Asakiri.” el-Mundhiri vazhdoi: “Ibn `Asakiri dhe Ebu el-`Ala’ [el-Hasan ibn Ahmed ibn el-Hasan el-Hamedhani]?” Ai tha: “Ibn `Asakiri.” El-Mundhiri vazhdoi: “Ibn `Asakir dhe el-Silafi?” El-Makdisi tha: “El-Silafi (është) shejhu ynë. El-Silafi (është) shejhu ynë.” (4)

Ibn Sesre transmeton: “Unë i numëroja me të emrat e mjeshtërve që ai kishte takuar. Një ditë unë i thash atij: ‘Unë besoj që mjeshtri ynë asnjëherë nuk ka takuar dikë sikur ai?’ Ai u përgjigj: ‘Mos thuaj ashtu. Allahu ka thënë: { Prandaj mos mburreni fort me vetveten.  } (53:32).’ Unë i jam përgjigjur: ‘Ai poashtu ka thënë: { E me të mirat që të dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)! } (93:11).’ Ai u përgjigj: ‘Në atë rast po, nëse dikush do të thoshte që sytë e mi kurrë nuk kanë pa sojin tim, ai do të kishte të drejtë.’” El-Hatib Ebu el-Fadl ibn Ebi Nasr el-Tusi ka thënë: “Ne nuk dimë dikë në kohën tonë, përpos tij, që vërtetësisht meriton titullin e mjeshtërit të hadithit.” El-Dhehebiu ka thënë: “Unë nuk besoj që Ibni Asakiri ndonjëherë ka takuar dikë të nivelit të tij në gjithë jetën e tij.” Ibn el-Subki shton: “E as dikë afër nivelit të tij.”

Burimet kryesore: Dhehebiu, Sijar A`lam el-Nubela’ 15:254-262 #5129; Ibn es-Subki, Tabakat esh-Shafi`ijje el-Kubra 7:215-223 #918.

 

 

Shënimet:

1 Dar el-Fikr në Damask ka botuar shtatëdhjetë prej tyre deri tash, mesi i 1999-tës.

2 Gjendet e përkthyer në gjuhën angleze në këtë faqe: www.sunnah.org/aqida/tabyin_kadhib.htm

3 Shih kapitullin e quajtur “Groaning of the Throne” (fq. 248).

4 Kjo mund të kuptohet si ai e konsideronte el-Silafi si mjeshtrin më të madh, ose që ai në mënyre implicite e pranoi superioritetin e Ibn `Asakirit, por e shprehu atë sipas mirësjelljes së kërkuar në raport me mësuesin e tij. Ibn el-Subki shënon që Ibn el-Sem`ani ishte superior ndaj të gjithë atyre përpos Ibn `Asakirit, por ai ishte në Mervin e largët, ndërsa të tjerët ishin afër Egjiptit dhe Shamit.

 

Përshëndejtet dhe selamet mbi të Dërguarin (s.a.v.s.), familjen e tij, dhe të gjithë të shokët e tij.