Imam Ibrahim ibn Hasan el-Mulla

Imām Ibrāhīm ibn Ḥasan el-Mullā, i njohur si ‘Muftiu i lindjes’ ishte një dijetar i shquar hanefi nga el-Aḥsā’, që gjendet në pjesën lindore të Arabisë saudite të sotme. Ai studioi me dijetarët e qytetit të tij dhe pastaj udhëtoi në Ḥixhāz për studime të mëtejshme. El-Muḥibī thotë rreth tij në veprën Hulāsah el-Ether (1/18-19), “Shejh Ibrāhīm ibn Ḥasan el-Mullā el-Eḥsā’ī el-Ḥanefī ishte prej dijetarëve dhe imamëve kryesorë, i stolisur me cilësinë e bindjes dhe zhytje në adhurim. Ai ishte një jurist (fekih) dhe gramatikan, njohës me themel në disa shkenca. Ai studioi në qytetin e tij me një numër të dijetarëve dhe studioi në Meke me juristët e vendit, si ʿAbdurraḥmān el-Murshidī i cili shkroi për të një licencë (Ixhaze) të detajuar në të cilën tregonte mjeshtërinë e tij në shkencat islame.”

 

Përktheu: Fatih Ibrahimi

www.ehli-suneti.com