Imam Ebu Bekr Muhamed ibn el-Husejn el-Axhuri esh-Shafi’i

Imam Ebū Bekr Muhamed ibn el-Husejn el-Āxhūrī ishte një muhadith i famshëm dhe jurist i shekullit të katërt hixhrij. Ai është lindur dhe u rrit më pjesën perëndimore të Bagdadit, të quajtur Derb el-‘Axhūr, prandaj dhe ka marrë këtë titull. Ibn Halikāni thotë: “Ai ishte një muhadith dhe jurist shafi’i; ai është autori i librit të famshëm el-Erba’īn. Ai ishte një njeri i drejtë dhe i devotshëm.” Dhehebiu thotë rreth tij: “Imami, muhadithi; ai ishte imam në xhaminë e madhe në meke (Imam el-Harem); një njeri i sinqertë, bamirës dhe i devotshëm; një njeri me karakter shembullor.”

 

Mësuesit e tij:

 

  • Imam Ebu Muslim Ibrahim al-Basrī el-Kejjī (d.292 AH)
  • Imam Ebu el-‘Abbās Ahmed ibn Sehl el-Eshnāni (d.307 AH)
  • Imam Ebu ‘Abdullāh Ahmed ibn al-Hasan (210-306 AH)
  • Imam Xhafer ibn Muhammed el-Firjābī (207-301 AH)
  • Imam Ebu Xhafer Ahmed ibn Jahja el-Bexhali (d.296 AH)
  • Imam Jahja ibn Zenxhwej ibn Mūsā al-Kattan (d.304 AH)
  • Imam Ebu’l Kāsim ‘Abdullāh ibn Muhammed el-Beghewī (214-317 AH)
  • Imam Ebu Muhammed Halef ibn ‘Amr el-‘Ukberī (206-296 AH)
  • Imam Ebu Bekr ‘Abdullāh ibn Sulejman el-Sexhistani (230-316 AH), i biri i Imam Ebu Davudit, autorit të “Sunenit” të famshëm.

 

Studentët e tij kryesorë:

Imam Ebu Nu’ajm el-Asbahānī  (336-425 AH),  muhadithi i famshëm dhe autori i veprës Hiljet el-Ewlijā.

  • Imam Ebu el-Kāsim ‘Abd el-Melik ibn Bishrān (339-430 AH)
  • Imam Ebu el-Husejn ‘Alī ibn Bishrān (338-415 AH)
  • Imam Ebu Muhammed ‘Abd el-Rahmān el-Māliki el-Bezāz (323-416 AH)

 

Disa prej veprave të tij:

  • Ahlāk Ehl el-Kur’ān
  • Ahbār ‘Umer ibn ‘Abdul ‘Azīz
  • Kitāb el-Erba’īn
  • Tahrīm el-Nerd we ae-Shatrenj we el-Melāhī
  • esh-Sherī’ah
  • Kitab al-Tasdīq bi el-Nazr ila Allāh te’ālā
  • Kitāb el-Gurabā min el-Mu’minīn

Tregohet që ai njëherë shkoi në Meke dhe vërtetë i pëlqeu aty. Ai tha: “O Allah, më lejo të qëndroj këtu për një vit” dhe pastaj ai dëgjoi dikë të thotë: “jo, tridhjetë vite.” Kështu që ai qendroi aty për tridhjetë vite deri sa ndërroi jetë në muajin Muharrem, 360H. Ebū Bekr al-Hatib [Bagdadi] thotë, ‘E kam pare këtë të shkruar në epitafin e tij në Mekke.’

Përktheu: Fatih Ibrahimi

Burimi: http://marifah.net/articles/ImamalAjuri.pdf