A është vërtet gjallë Pejgamberi s.a.v.s. në varrin e tij?

Trupat e pejgamberëve ruhen dhe mbesin të padëmtuar në varret e tyre. Kjo gjë është përmendur nga vetë Pejgamberi Muhammed s.a.v.s. dhe është e vërtetuar në mënyrë autentike. Pejgamberët gjithashtu janë edhe të gjallë në varret e tyre.

Ne nuk mund të dimë realitetin dhe natyrën ekzakte të jetës (gjallërisë) së pejgamberëve, alejhimu’s-selam, në varret e tyre. Megjithatë, në hadith përmendet se kur dikush shkon që ta vizitojë Pejgamberin s.a.v.s. (d.m.th., varrin e tij – shën i përkth.) dhe e përshëndet atë, Pejgamberi s.a.v.s. e dëgjon përshëndetjen dhe ia kthen atë personit në fjalë. Kur dikush i dërgon përshëndetje (salevate dhe selame) Pejgamberit s.a.v.s. nga larg, engjëjt i bartin ato përshëndetje dhe ia përcjellin Resulullahut s.a.v.s. Edhe kjo është gjë e dëshmuar. [1]

E Allahu i Gjithëdijshëm e di më së miri!

Fetva nga: Daru’l-Ifta, Durban, e aprovuar nga Mufti Ebrahim Desai

Shqipëroi: Daim Abazi
________________________________

[1] الحاوى الفتاوى 2/ 178 دار الفكر فتاوی محمودیہ 1/528 فاروقیہ
المهند على المفند 35 قديمى كتب خانه