Ndihma e Allahut është me shumicën, e kush ndahet, është ndarë për në zjarr {Hadith Sahih}
koran-holly-book-of-muslims-thumb16479408

Ibrahim en-Neha’i (~47-96H)

Ebu Imran, i emëruar poashtu Ebu Ammar, Ibrahim ibn Jezid ibn el-Eswed ibn Amr ibn Rebia' ibn Harithe ibn Sa’d ibn Malik ibn en-Neha', fekihu (juristi...

46994_10151255070842455_585203792_n

Imam el-Kuduri (362-428H) – B...

Ai është Ebu’l-Hasan Ahmed ibn Muhammed bin Ahmed ibn Xhafer ibn Hamdan el-Kuduri el-Bagdadi, Juristi (fekihu) Hanefij, i lindur më 362 AH. “El-Kudu...

Ibn Haxheri rreth Ibni Tejmijes

Ibn Haxher el-Askalani rreth Ibni T...

Përkthyer nga Biografia e Ibn Tejmijes nga Ibn Haxher el-‘Askalani, në El-durer el-kamina fi A’jan el-mi’at eth-thamina; Hyderabad: Da’iret el-me’arif...

430921_10151152535682455_2137070513_n

Shejh ul-Islam Ibn Haxher el-Askala...

Familja e Ebu’l-Fadl Ahmed ibn Haxherit[1] e ka origjinën në krahinën e Kabisit në Tunizi. Disa anëtarë të familjes së tij u patën vendos në Palestinë...

Ibrahim en-Neha’i (~47-96H)

koran-holly-book-of-muslims-thumb16479408Ebu Imran, i emëruar poashtu Ebu Ammar, Ibrahim ibn Jezid ibn el-Eswed ibn Amr ibn Rebia’ ibn Harithe ibn Sa’d ibn Malik ibn en-Neha’, fekihu (juristi islam), vendasi i Kufës, njëri ndër imamët më të famshëm, njëri prej tabi’inëve. Ndonëse ai e ka parë dhe vizituar Aishen (r.a.), nuk ekzistojnë hadithe (transmetime) të ketë dëgjuar ky prej saj. Ai vdiq në vitin 95 ose 96 pas hixhretit, në moshën 49 vjeçare. Disa thonë që ishte 58, por e para është më korrekte. Kur iu afrua vdekja Nehai’ut, ai ishte ishte i shqetësuar, i brengosur rëndë, dhe dikush i patë thënë për këtë gjë, e ky iu drejtua duke i thënë: “Ku ka rrezik më të madh sesa ky në të cilin gjendem tani?! Jam duke pritur një të dërguar që të vij prej Zotit tim, për të më njoftuar mua (për vendin tim) ose për xhenet ose për xhehenem! Pasha Allahun do të kisha dëshirë që të rrija kështu siç jam (në agoni), duke më ngurruar (dalja e shpirtit) në fytin tim (në një dorëshrim tjetër verifikohet: në krahërorin tim), deri në ditën e gjykimit (sesa të ballafaqohem me një rrezik të tillë)”. Nëna e tij, Muleike, e bija e Jezid ibn Kais en-Neha’ije, ishte motra e el-Eswed ibn Jezid en-Neha’iut (2), kështu që ky i fundit është dajë i Ibrahimit (r.a.) – I është ngjitur mbiemrit fjala Nekha’i që domethënë t’i takosh en-Nekha’-së, një degë e madhe e fisit Medh’hixh, në Jemen. Emri i en-Neha’-së është i Xhesr ibn Amr ibn Ul-leh ibn Halid ibn Malik ibn Uded; ai është thirrur me “el-Nekha”, sepse ai është larguar shumë prej popullit të tij (inteha’a min kawmihi). Nga i njëjti fis kanë dalur një numër i madh i njerëzve të shquar. Është thënë rreth gjenezës së tij diçka tjetër, por kjo që e thamë këtu është korrekte; këtë e kam marrë (bartur) prej “Xhemheretu en-Niseb” të Ibn el-Kelbijut.

 

 

Nga: Fjalori Biografik i Ibn Halikanit (vd. 681 H), Wefejatul ‘Ajan we Enbau Ebnai Zeman, vëll. 1.

 

 

Përktheu: Vullnet Mehmeti & Fatih Ibrahimi

© www.ehli-suneti.com

Imam el-Kuduri (362-428H) – Biografi e shkurtër e dijetarit hanefij

46994_10151255070842455_585203792_n

Ai është Ebu’l-Hasan Ahmed ibn Muhammed bin Ahmed ibn Xhafer ibn Hamdan el-Kuduri el-Bagdadi, Juristi (fekihu) Hanefij, i lindur më 362 AH. “El-Kuduri” është një atribuim për shitjen e vazove (kudur).

Ebu’I-Hasan el-Kuduri dituritë e fikhut i mori nga Ebu Abdullah Muhammed ibn el-Xhurxhani, e ky nga Ebu Bekr er-Razi, e ky nga Ebu’l-Hasan el-Karkhi, e ky nga Ebu Sa’id el-Berda’, e ky nga ‘Ali el- Dakkak, e ky nga Ebu Sehl Musa ibn Nasr er-Razi, e ky nga Muhammed ibn Hasan esh-Shejbani, e ky nga Imami Adham Ebu Hanife.

Imam El-Kuduri ishte një nga As’hab-ut-Terxhih (juristët që peshuan dhe analizuan fortësinë e qëndrimeve të ndryshme brenda medhhebit). Udheheqja e hanefijve në Irak mori fund me të, dhe nami i tij u rrit. Ai përmendet në veprat hanefite el-Hidajeh dhe dhe al-Khulasah. Ai vdiq më 15 Rexhep të vitit 428AH në Bagdad, dhe ishe varrosur në shtëpinë e tij, por më vonë është transportuar dhe varrosur pranë Ebu Bekr el-Khawarizmi, një tjetër juristi Hanefij.

Ai shkroi: El-Muhtesar, përmbledhje e fikhut që mban emrin e tij (Muhtesar el-Kuduri). Sherh Muhtesar el-Karkhi, el-Texhrid, në shtatë vëllime, ku përfshihet çështjet e mospajtimeve ndërmjet hanefijve dhe shafi’ijve. Et-Tekrib, gjithashtu në lidhje me çështjet e mospajtimeve, një përmbledhje të cilën e kishte përpiluar për djalin i tij, dhe disa vepra të tjera.

Përktheu: Fitore Bytyçi

Një tjetër biografi e shkurtër gjendet në internet në këtë link:

http://www.sunni.at/index.php?option=com_content&view=article&catid=51&id=66&Itemid=67

Ibn Haxher el-Askalani rreth Ibni Tejmijes

Ibn Haxheri rreth Ibni TejmijesPërkthyer nga Biografia e Ibn Tejmijes nga Ibn Haxher el-‘Askalani, në El-durer el-kamina fi A’jan el-mi’at eth-thamina; Hyderabad: Da’iret el-me’arif el-`uthmanije, 1384 H, vëll. 1, fq. 144-160

Ibn Haxher el-Askalani rreth Ibni Tejmijes, citon:

  Read more

Shejh ul-Islam Ibn Haxher el-Askalani (773-852 H)

430921_10151152535682455_2137070513_nFamilja e Ebu’l-Fadl Ahmed ibn Haxherit[1] e ka origjinën në krahinën e Kabisit në Tunizi. Disa anëtarë të familjes së tij u patën vendos në Palestinë, të cilën e lanë përsëri pasi u ballafaquan me kërcënimin e kryqëzatave, ndërsa ai është lindur në Egjipt në vitin 773, i biri i dijetarit shafi’ij dhe poetit Nuredin ‘Ali. Read more

Trajtesa e Imam Sujutiut mbi Mevludin e krijesës më të mirë, Pejgamberit (s.a.v.s.)

Pjesë e shkëputur nga vepra e imam Xhelaludin Sujutit me titull “El Husn fi Amal el Maulid” Read more

Katër medhhebet në lidhje me hapësirën në mes këmbëve

530337_386972028052429_1318283970_n■ Sipas dijetarëve Hanefij, rregulli është që gjatë qëndrimit në këmbët duhet të jenë katër gishta larg njëra tjetrës, kjo është e preferuar për meshkujt. Kjo vjen nga fakti që (ky qëndrim) është më komodi dhe ndihmon në përqendrim, qetësi dhe kthjelltësi gjatë namazit.

■ Sipas dijetarëve Shafiij gjatë qëndrimit në këmbë këmbët duhet të jenë larg njëra tjetrë sa gjerësia e një dore.

■ Sipas dijetarëve Malikij dhe Hanbelij, gjatë qëndrimit në këmbë, këmbët nuk duhet të jenë as shumë afër e as shumë larg (prej njëra tjetrës). Qëndrimi që zgjidhet nuk duhet të duket jo-atraktiv dhe i papërshtatshëm kur të shikohet nga tjerët.[El Fikhul Islami We Adileh, vëll. 2, fq. 881- 882)

Vetë formulimi i katër shkollave të mendimit vërteton që ata janë unanim në atë që këmbët nuk duhet të zgjerohen siç është bërë zakon në ditë tona, e as nuk është vërtetuar që të bashkohet këmba ke këmbën (e tjetrit). Ky është një argument i fortë në lidhje me qëndrimin islam në këtë çështje. (Imdadul Ahkam fq. 290/ I’laa-us-Sunen, vëll. 4, fq. 360)

Pyetja është: A do të pasojmë të kuptuarin (e përbashkët) të Imamëve të Selefit, apo do të pasojmë qëndrimin e dijetarëve sakat  (në dije), njerëzve pa shkollë, të shekullit 20 ?!

Refuzimi i Ibn Abd el-Berrit nga Kadi Ebu Bekr në lidhje me hadithin e zbritjes

Universe

1. Hyrje

Literalistët shpesh citojnë fjalët kontroverse të Ibn ‘Abd el-Berrit [36], mbi hadithin e zbritjes, në librin e tij et-Temhid (et-Temhid lima fi el-Muwatta’ min el-me’ani we el-esanid): Read more

Biografia e Kadi Ebu Bekr ibn el-‘Arabi el-Maliki (468-543 H)

Ebu Bekr ibn el-Arabi el-MalikiKadi Ebu Bekr ibn el-‘Arabi (468-543 H / 1076-1148) al-Meʿafirī, al-Isbili, i lindur në Sevilla në vitin 1076, ishte gjykatës (kadi) dhe dijetar i fikhut Malikij nga el-Endelusi. Është transmetuar që ai ka qenë nxënës i Huxhet-ul-Islam el-Gazaliut për ca kohë. Ai ishte ekspert në fikhun Malikij. Babai i tij ishte nxënës i Ibn Hazmit, ndonëse ky e konsideron atë të devijuar. Një biografi e detajuar në lidhje me të është shkruar nga bashkëkohësi i tij Kadi Ijjad, kadiu dhe dijetari i famshëm malikij nga Ceuta (vd. 1148).

Ibn el-‘Arabi iu përkushtua studimeve të tij, dhënies mësim dhe shkrimeve. Shkollimi i hershëm i Kadi Ebu Bekrit i ishte kushtuar Kur’anit. Ai u bë hafiz në moshën nëntë vjeçare dhe kaloi tri vite duke thelluar njohuritë e tij të Kur’anit, duke i rritur (njohuritë e tij) duke studiuar Arabishten dhe matematikën. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare ai dinte dhjetë kiraete të ndryshme me të gjitha rregullat e recitimit të lidhura me to. Kjo ishte themeli mbi të cilin dija e tij e madhe është bazuar.

Ai shkroi shumë libra, në disa fusha të ndryshme, përfshirë hadith, fikh, usul, akaid, shkencat Kur’anore, letërsi, gramatikë dhe histori.

Në të gjitha tridhjetë e pesë veprat shkruhet që janë prej lapsit të Kadi Ebu Bekrit (dmth, të shkruara nga vet ai), duke përfshirë çdo aspekt të dijes së tij të pasur dhe duke shfaqur thellësinë e tij në çdo fushë të dijes. Fatkeqësisht, vetëm disa prej tyre janë ende në ekzistencë dhe ato më së shumti njihen prej përmendjeve (referencave) që i kanë bërë autorët tjerë për to. Ai është i njohur për tefsirin e tij të madh të Kur’anit, që i mori njëzet vite për ta shkruar, ishte në tetëdhjetë vëllime, dhe ishte në ekzistencë disa shekuj pas vdekjes së tij. Dy prej librave të tij mbi Kur’anin, përdoren ende çdo ditë nga mijëra musliman anembanë botës – vepra “Ahkam el-Kur’an” dhe Nasih we’l Mensuh në Kur’an. Këto dy libra tregojnë natyrën e lidhjes së Kadi Ebu Bekrit me librin e Allahut.

Është e qartë që ai, si Sahabët dhe gjithë muslimanët e mëdhenj para tij, e ka parë Kur’anin së pari si burim të veprave. Ai nuk e ka parë atë si diçka që duhet studiuar në mënyrë akademike, por si burim praktik i udhëzimit, që duhet vazhdimisht të futet aplikohet dhe praktikohet në çështjet e përditshme të komunitetit musliman. Pra të dy këto tekste janë tërësisht të orientuara në veprime, duke na treguar si ajetet Kur’anore mundet, dhe duhet zbatuar në jetët tona, dhe duke na treguar dallimin në lidhje me ato ajetet që nuk duhet vepruar pas tyre, sepse ato janë zëvendësuar me tjera të cilat duhet [pasuar].

Ai ndërroi jetë (në udhëtim) gjatë kthimit të tij prej Marrakeshit, një ditë para se të arrinte në qytetin Fes. Shoqëruesit e tij e bartën trupin e tij në qytetin e madh të dijes dhe ai u varros jashtë Bab el-Mahruk në 7 Rebiu’l-Ewwel 543 H, që korrespondon me 25.7.1148. Allahu e pastë mëshiruar atë dhe ia mbushtë varrin e tij me dritë dhe bekime dhe i dhuroftë atij një pozitë të lartë në Xhenet.

a) Veprat e tij:

  • Akti i interpretimit (Kanunu Te’wil).
  • Dispozitat e Kur’anit (Ahkamul Kuran).
  • Dritat e agimit (Envarul Fexhr).
  • Ajetet anuluese (abroguese) dhe te anuluarat (abroguarat) (En-nasih we’l-Mensuh).
  • Pishtarë mbi shpjegimin e Muwattas së Imam Malikut r.a (El Kubsu fi Sherhi Muveta Malik).
  • Gjërat që të mbrojnë nga sprovat (Avasim minel Kavasim).
  • Aftësia e argumentimit mbi shpjegimin e Sunenit të Tirmidhiut (Aridatul Ahvedhi).
  • Rrugët drejtë Muwettasë se Imam Malikut (Mesalik ala Muweta Malik).
  • Drejtësia në çështjet e polemikave (El Insafe fi mesail el Hilaf).
  • Fisnikët e zgjedhur (E’janul A’jan).
  • Përmbledhës në shkencën e Usulit (El Mahsul fi Usuli Fikh).
  • Libri i dijetarëve të Kelamit (Kitabul Mutekelimine).
  • Komenti i dy sahihëve (Sherh Sahihajn).
  • Hadithet Muselselat.
  • Hadithet (Shtatëshe).
  • Koment hadithit “Nena e Zer’a-së” (Sherh Hadith Umu Zer’a).
  • Shpjegim Hadithit të Xhabirit për ndërmjetësimin (Sherh hadith Xhabir fi Shefa’ah).
  • Shpjegim hadithit të “ifkit”.
  • Libri ku takohen Buhariu dhe Muslimi (Musahafet Buhari we Muslim).
  • Problematikat misterioze në Kur’an dhe Hadithe (Mushkilu Kur’ani we Hadith).
  • Problematikat dhe ndalesat (En Davahi ve Navahi ).
  • Mesazhi (letra) e shenjës (Risaletu el Gurreh).
  • Piedestali mbi emrat dhe cilësitë supreme të Allahut (Emedul Aksa bi Esmail Lahi el Husna ve Sifatihil Ulja).

b) Mësuesit e tij:

Ka dëgjuar (mësime dhe transmetime) në Andaluzi (vendlindje) nga babai i tij Ebu Muhamed Abdullah ibn Muhamed ibn Abdullah ibn ‘Arebij dhe daja i tij Ebu’l-Kasim el-Hasen el-Hewzenij, poashtu nga Ebu Abdullah Es-Serkustij, nga el-Hafidh Ebu el-Mudhafer Abdurrahman ibn el-Kasim esh-Sh’abij el-Malikij, nga Ebu Xh’afer ibn Ahmed ibn el-Hasen ibn Ahmed ibn el-Hasen el-Kada’ij, si dhe nga fekihu malikij i njohur Ebu Bekr Et-Tertushij el-Malikij. Babai i tij ishte nga shokët më të ngushtë të Ibn Hazm Dhahiriut, kurse i biri Ebu Bekri, ishte nga kundërshtarët më të mëdhenj të atij, dhe njihej me qëndrimet e renda dhe sulmet e ashpra ndaj tij. Doli në udhëtim për në lindje për të marrë dituri duke e shoqëruar babai i tij, dhe ra qark tërë qyteteve të famshme siç janë Bagdadi, Aleksandria, Kajroja, Damasku, Horasani, etj. Kthimi i tij për në vendlindje ishte kah viti 491 H.

Prej daljes së tij nga Andaluzia, ai viziton qytetin Bexhaja (qytet bregdetar në Algjer), aty merr dituri nga Ebu Abdullah el-Kela’i, e pastaj viziton qytetin el-Mehdije (poashtu në Algjer), aty merr dituri nga Ebu’l-Hasen ibn el-Haddad el-Hawlani, pas një rruge të largët arrin në qytetin e Aleksandrisë, e aty merr dituri nga dijetari i kohës Ebu’l-Hasen Ali ibn el-Musheref ibn el-Muslim el-Enmati, me të zbritur në Egjipt (Kajro), ai u takua me dijetarët e kohës njëri ndër më të njohurit ishte Ebu’l-Hasen el-Hul’ij, nga të cilët mori dituri në lëmi të ndryshme. Gjatë vizitës në tokat e Shamit, në Damask, u takua dhe mori dituri nga shumë dijetarë të kohës ndër ta ishin edhe Ebul-Fet’h Nasr el-Makdesij dhe el-Hafidh Ebu Muhamed ibn el-Ekfani Hibetullah Ahmed ibn Ahmed. Me zbritjen e tij në tokën e Kudsit, ai përfitoi dituri nga el-Hafidh Mekij ibn Abdus-Selam Ebu el-Kasim Er-Remili el-Makdesij, ku gjatë udhëtimit për andej, nga mundimet e rrugës së largët, ndërroi jetë babai i tij, dhe e varrosi atje. Pasi kreu haxhin në tokat e shenjta, ai mori dituri edhe nga ulematë me famë të asaj kohe në tokat e Hixhazit. Në Meke u takua dhe mori dituri nga Ebu Abdullah el-Husejn Et-Taberiu, nga Ibn Talha dhe nga Ibn Bendari. Me arritjen e tij në Bagdad, u takua me ulematë e mëdhenj të kohës, si Huxhetul Islam Ebu Hamid et-Tusi el-Gazali dhe Imam Ebu Bekr esh-Shashi. Poashtu takohet edhe me Hatib Et-Tebrizijn nga i cili mori letërsi arabe, si dhe shumë të tjerë.

c) Nxënësit e tij:

  1. El-Kadi ‘Ijjad,
  2. Ebu Zejd Es-Suhejli,
  3. Ebul-Hasen Abdurrahman ibn Abdullah ibn Ahmed, el-Al’lameh el-Endelusij el-Malikij,
  4. Ebu Zejd Abdurrahman ibn Muhamed ibn Jahja el-Gumerij,
  5. Abdurrahman Ibn Hubejsh el-Kadi,
  6. El-Hafidh Muhamed ibn Abdullah ibn Jahja ibn Ferexh el-Xhed el-Fehrij,
  7. Muhamed ibn Abdullah ibn Muhamed ibn Abdullah ibn el-Arebij (djali i tij), e shumë të tjerë…

 

Vullnet Mehmeti, Drilon Gashi, Fatih Ibrahimi

© www.ehli-suneti.com

Rivleresimi i interpretimit gjuhësor të Istiva-se në Isteula

Me Emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të Botëve.

Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin (s.a.v.s.),
dhe më pas:

Është bërë e zakontë, vulgare dhe e ndere kur flitet për Istiva-në të dëgjosh apo të lexosh se interpretimi i Istiva-së me Isteula në gjuhën arabe nuk shkon, kur lexon edhe libra profesionistesh me gjuhë diletantesh të thonë se Esh’arinjtë dhe Maturidinjtë kanë hequr shkronjën “Vav” ( و ) dhe e kanë zëvendësuar me shkronjën “Lam” (ل ). Por me këtë lajthitjen e fundit nuk do të merremi sepse nuk ia vlen as profesionalisht e as dilentantisht; qeshin çakajtë ndër male dhe peshqit në dete gajasen. Ajo me të cilën do të merremi është pretendimi se Istiva-ja nuk mund të interpretohet ne Istijla (sundim, zaptim, nënshtrim). Read more

Namazi i Xhumasë në ditën e Bajramit !

Bismilahi Rrahmani Rrahim

Imam Muhammed Zahid el-Kewtheri el-Hanefij el-Maturidij (ra), njëri prej dijetarëve më të mëdhenj të kohëve të fundit (vd. 1371h/1951), enciklopedik (i gjithanshëm) në dijen e tij në lidhje me tërë spektrin e shkencave islame, e ka trajtuar çështjen e Bajramit në ditën e Premte (Xhuma) në detaje në një artikull që është botuar si pjesë e koleksionit të tij tepër të çmueshëm ‘Mekalat’. Gati çdo gjë në vijim është marrë prej artikullit të tij në faqet 249-257 të ‘Mekalat el-Kewtheri’.

Read more